Restaurimi i Pazarit të Gjirokastrës ka përfunduar dhe inagurimi do të bëhet më datë 30 shtator. Lajmin e konfirmoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë fjalës që mbajti në Kuvend seancën e së enjtes. Punimet nisën dy vjet më parë. Restaurimi i Pazarit u krye në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës, Fondin Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban. Pazari i Gjirokastrës është një nga zonat më të frekuentuara nga turistët.
© ArgjiroLajm.net