• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarje e madhe në Sarandë, arrihet një “marrëveshje historike” për bashkëpunim mes disa zyrtarëve (FOTO)

04/09/2023
Ngjarje e madhe në Sarandë, arrihet një “marrëveshje historike” për bashkëpunim mes disa zyrtarëve (FOTO)

Dalldia e rrjeteve sociale në radhët e zyrtarëve publikë për t’i dhënë vizibilitet punës së tyre shpërfaqet herë pas here në forma qesharake. Dy vite më parë një perlë na erdhi nga Greqia, ku ambasadorja jonë në Athinë ishte takuar me konsullin e Shqipërisë në Janinë dhe në njoftimin e publikuar thuhej se kishin diskutuar për forcimin e bashkëpunimit, a thua se takoheshin zyrtarët e Koresë së Veriut me Korenë e Jugut, jo sikur ishin breneda të njëjtit shtet dhe aq më tepër brenda të njëjtit dikaster, Ministrisë së Jashtme. Shih foton më poshtë, e cila pas gafës së rëndë u fshi nga faqja e ambasadës sonë.

Një perlë tjetër vjen kësaj radhe nga Saranda. Kryetari i Bashkisë, Oltion Çaçi  tregon në faqen e tij në Facebook se është takuar me prefektin, nënprefektin, kryetarin e këshillit bashkiak, sekretaren dhe nja dy punonjës të tjerë. Nga çfarë shkruhet në njoftim, thelbi është forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit me njëri-tjetrin, a thua se po takohen me përfaqësues të ndonjë shteti tjetër, a thua se më parë armiqësia ishte ulur këmbëkryq mes Oltit, Flamurit, Kiços dhe Asafit e se duhej një takim i tillë për t’u dakordësuar që do të përmbushnin ato që në fakt i kanë thjesht detyre të tyre funksionale.

Merreni me mend vetë tani se çfarë estrade që është kjo; kryetari i bashkisë do forcojë bashkëpunimin me vartësit që i emëron dhe shkarkon vetë, prefekti do forcojë bashkëpunimin me nënprefektin, shefat e sektorit do forcojnë bashkëpunimin me specialistët… pastaj të gjithë do koordinohen me njëri-tjetrin për të çuar punët përpara. Çfarë ngjarje e madhe! Më në fund shkrirje akujsh në Sarandë mes zyrtarëve publikë. Tani s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim frytet e këtij momenti historik e të shumëpritur. Ata më në fund ranë dakord të bashkëpunojnë. Urime! (Foto më poshtë)

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al