Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një i ri, i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” (Covid2), është hedhur nga kati i tretë i spitalit. Burime për mediat bëjnë me dije se 29-vjeçari, i identifikuar si Xh.K, ishte i prekur me Covid-19, por nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt aktit ekstrem. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Polcisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.