Tentoi të lidhte energjinë elekrike në mënyrë të paligjshme, por gjen vdekjen.
Ngjarja e rëdnë ka ndodhur sot në Dropull. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se viktima është shtetasi Vangjel Beka, rreth 70 vjec, nga fshati Llongo.
Ai u ngjit me shkallë në një shtyllë të tensionit, por nga pakujdesi dhe padija, ra në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e rastiti.
/ArgjiroLajm.net/