Një ngjarje e rëndë është shënuar në Këlcyrë.
Një i moshuar 82 vjeç me inicialet S,D. ka humbur jetën pasi shtëpia e tij është përfshirë nga flakët.
Ngjarja në Fshatin e Ri në Sukë të Këlcyrës.
Njoftimi policisë
Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.