Një konflikt mes dy taksistëve ka ndodhur dje në Sarandë, ku për pasojë është plagosur rëndë 24-vjeçari Ismiraldo Hoxha.
Ngjarja ndodhi në shesh-pushimin e taksive në rrugën Turizëm -Kanali Cukës.
Si pasojë e goditjes me mjet prerës 24-vjeçarit i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me Urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32-vjec, banues ne Tirane por me banim të përkohshëm në Sarandë.
Shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi i plagosuri punon taksist i licensuar ndërsa autori i palicensuar. Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat në Sarandë.