• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nikoll Lesi: Ilir Meta është penduar për përplasjen me SHBA, por ai është racë skrapaliu e s’e pranon kollaj

19/05/2021
Nikoll Lesi: Ilir Meta është penduar për përplasjen me SHBA, por ai është racë skrapaliu e s’e pranon kollaj

Nikoll Lesi ka komentuar intervistën e ambasadores Yuri Kim.

Ndër të tjera, ai thotë se Ilir Meta është penduar për përplasjen publike me ambasadoren Kim dy ditë para zgjedhjeve, por duke qenë skrapali, e ka të vështirë ta pranojë.

Pjesë nga shkrimi i Lesit

Amerika foli! Ambasadorja Kim e vulosi, kështu që zgjedhjet quhen të mbyllura përsa kohë që edhe PD-ja po bën sikur merret me zgjedhjet në parti, duke sfumuar me djallëzi efektin publik të nxjerrjes se fakteve se janë vjedhur, manipuluar dhe blerë zgjedhjet. Nga njëra anë flet Ivi KASO i selisë blu për zgjedhje të dhunuara, por në darkë dalin për “duelin” e madh në PD se kush do të jetë kryetari. Pa hyrë në zgjedhje, dihet fituesi: Lulzim Basha. Ndaj kot bëjnë sikur merren me zgjedhjet në parti, pasi i ngjajnë pikërisht zgjedhjeve që bëri Edi Rama me 25 prill.

Prandaj me sa duket edhe ambasadorja Kim duke ditur se kush është PD-ja sot dhe se Lulzim Basha do jetë në parlament në shtator sapo të mbarojë “betejën” këto ditë ndaj Edi Ramës; ajo tha prerë se “zgjedhjet mbaruan, fituesi është Edi Rama”.

Me një vendosmeri që dukej të sytë se si fliste, ajo, pra KIM, theksoi se Reforma në Drejtësi po ecën shumë mirë. Opozita thotë jo mirë, Rama mendon se po përparon shkëlqyeshëm, media e ndarë në këtë përceptim, kurse publiku nuk po shikon akoma rezultate spektakolare. Por ambasadorja la të kuptohej se nëse ish-ambasadori Lu bërtiste se “ku janë peshqit e mëdhenjë”, kjo si ambasadore do të “shijojë” tiganin e drejtësisë duke i pjekur, besoj në dy vitet e fundit të mandatit të saj.

Nëse e realizon, ia vlen të përgëzohet si Ambasadore.

Në raport me Presidentin e Republikës, ambasadorja ishte e kujdesshme, ndonëse shikohej një lloj nervi kur përgjigjej. Mundet fliste dhe i kujtohej ajo dreq interviste te Syri.tv, dy ditë para zgjedhjeve, që për mua nuk duhej bërë, ashtu sikurse u bë!

E kam akoma mendimin se Ilir Meta zhvilloi një betejë të vendosur, i vetëm, përballë një pushteti despotik, kundër një lukunie oligarkësh dhe mediatorësh të paguar. E bëri betejën e tij historike në mbrojtje të Kushtetutës, ndaj dhe KOHA JONË e mbrojti hapur deri me 25 prill.

Ishte betejë që duhej bërë dhe ishte realisht në mbrojtje të shtetit ligjor, ndonëse siç thashë atë prononcim të nxituar, për mua, ndaj ambasadores amerikane Kim, e bëri gabim. Dhe vetë e ka kuptuar, besoj, por duke qenë racë skraparlliu nuk e pranon kollaj.

Nuk e di nëse ambasadorja Kim ka qenë ndonjëherë në Skrapar. Eshtë vend malor, i bukur, me njerëz fisnikë dhe patriotë, por edhe të çartur kur flitet për Atdheun.

Ambasadorët përherë janë me pushtetin, edhe në kohen kur ishte Meta kryeministër, ambasadori amerikan fliste me superlativa për Ilir Metën. Bile e priti edhe presidenti amerikan Bush.

Por le të vazhdojmë me tej. Ajo çka tha ambasadorja Kim mbrëmë të Fevziu në lidhje me Presidentin Meta dhe komisionin hetimor, ishte një gjest diplomatik ku la të nënkuptohej “ajo quhet e mbyllur dhe le të ecim përpara”.

Ambasadorja Kim ishte koncize në gjithçka donte të përçonte mesazhet e saj. Duke qenë diplomate karriere dhe duke ditur se çdo fraze apo edhe fjalë e saj mund të keqpërdorej, ajo fliste shkurt bile në disa raste thjesht me “po” ose “jo”.

Personalisht kam 30 vite e kusur në median e lirë shqiptare dhe puna me ka bërë të njoh e takoj, bile edhe të pres në KOHA JONE disa ambasadorë amerikanë në Tiranë.

Ishte edhe Mariza Lino, ambasadore amerikane e viteve të mbrapshta ’97, e vendosur dhe e prerë kur fliste. Guri Lekloti, një shqiptar i mirë dhe një amerikan i vertetë, i cili punon në ambasadën amerikane në Tiranë ka qenë deshmitarë në përkthim me Marizo Linon dhe më pas me Charls Wolsh (shef i USAID ndër vitet 1995-1997), kur pyetjes së tyre se “si mendoni zoti Lesi të pastrohet politika shqiptare” i jam përgjigjur në mënyrë figurative, pak a shumë kështu: E vështirë në Tiranë. Por nëse keni një helikopter tepër futeni krejt politikanët kryesorë në helikopter për gjoja një xhiro turistike mbi detin Adriatik, dhe “rastësisht” helikopteri rrëzohet. Dhe kështu e keni pastruar politikën korruptive shqiptare për dekada”.

Ambasadorja Lino qeshi dhe nuk foli!

Ndaj e nderuar ambasadore KIM, nëse iu ka mbetur ndonjë helikopter nga ata të vjetrit e vitit 1997, mëqënëse keni edhe stërvitjen ushtarake të NATO-s këto ditë mbi Shqipëri, merri krejt politikanët shqiptarë kryesorë dhe rrasi brenda.

Dhe helikopteri të shkojë sa më thellë mbi det, atje ku edhe me not nuk dalin dot!

Dhe e ke shpëtuar Shqipërinë!

Ndryshe duket e vështirë me një kryeministër që ka marrë çdo pushtet.

Related Posts

Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025
Pas 30 vitesh rikthehet kinemaja në Gjirokastër, ja kur nisin shfaqjet e para
Lajme

S’kemi kinema në rrethe, por mund të ëndërrojmë për arbëreshët

21/12/2025
Tragjedi në familje, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit
Lajme

Tragjedi në familje, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

21/12/2025
Tjetër aksident, makina “fluturon” dhe përplaset në barrierën ndarëse
Kryesore

Tjetër aksident, makina “fluturon” dhe përplaset në barrierën ndarëse

21/12/2025
“Ke ndërmend ta lësh pushtetin, se ia kalove dhe Enverit?” – Rama: Nuk iki, se kam ende punë për të bërë. S’mund t’i lë në mes
Kryesore

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Përgjigjja ime në kohën e duhur

21/12/2025
Alarmi i ekspertëve: Nga Shqipëria po ikën elita e vendit
Kryesore

Diaspora shqiptare, mbi 2.2 milionë jashtë vendit

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025
Pas 30 vitesh rikthehet kinemaja në Gjirokastër, ja kur nisin shfaqjet e para

S’kemi kinema në rrethe, por mund të ëndërrojmë për arbëreshët

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al