• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis fushata kombëtare e leximit, Kumbaro: Libri s’ka vlerë pa ty, na jep një dorë që të rrisim Lexuesit!

31/10/2017
Nis fushata kombëtare e leximit, Kumbaro: Libri s’ka vlerë pa ty, na jep një dorë që të rrisim Lexuesit!

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve në nisje të fushatës kombëtare të leximit, e cila hapet ditën e sotme.  Sipas ministres Kumbaro, pa Lexuesin, libri nuk ka asnjë vlerë, ndaj të gjithë duhet t’i bashkohen kësaj fushate, që zgjat gjatë gjithë muajit nëntor,  për t’i dhënë jetë historive të fshehura mes faqesh, sepse siç thekson ajo  “Leximi është në fakt qëllimi final  i kulturës së Librit”.

“Unë lexoj, po ti? Po ai?

Për të dytin vit Ministria e Kulturës nis fushatën kombëtare të Leximit, kudo ku mundemi, kudo që gjejmë një fletë libri hapur.

Jemi të bindur se Leximi është në fakt qëllimi final  i kulturës së Librit, qoftë prej letre qoftë elektonik.

Autori, Përkthyesi janë lulet e rralla që duhet të kultivojmë për të mbajtur gjallë krijimtarinë artistike dhe kulturën.

Botuesi është hallka e domosdoshme për ekzistencën reale të tyre duke u dhënë jetë e duke  i bërë të udhëtojnë.

Por ç’kuptim do të kishte kjo jetë nëse Ai, Lexuesi, nuk do të jetë aty, në fund të zinxhirit

për ta pritur Librin,

për ta marre,

për ta prekur,

për ta blere,

për ta huazuar,

për ta dhuruar,

për të pasuruar bibliotekën e vet,

për ta kujtuar,

për ta mbajtur me vete,

për t’ia kthyer cepin e fletes që t’i rikthehet sërish,

për t’i nënvizuar rreshtat,

për t’i shkëputur fletën e poezisë së parapëlqyer,

për ta fotografuar mbase, që ta nxjerrë në Facebook,

për të kujtuar dikë,

për të nxitur fantazinë,

për të rishijuar historinë e shkruar të filmit që ka parë,

për të kopjuar një fjali,

për t’u izoluar në një jetë paralele mes fletëve, në jetën që nuk e ka por qe ia jep Libri….

 Akt dashurie  i papërsëritshëm është Leximi, prandaj me çdo menyre na jep nje dore qe te rrisim Lexuesit, pa te cilet nuk ka as Autor, as Perkthyes, as Botues !

TakohemiPerNjeLiber”, shkruan Kumbaro në rrjetin e saj social.

Një nga projektet e programit  “Edukimi përmes kulturës”,  prioritet  i qeverisë shqiptare dhe  Ministrisë së Kulturës, është edhe fushata e leximit, duke  shpallur muajin nëntor si muaj të leximit për vitin 2017.

Nisur nga përvoja e vitit të kaluar ku fushata përfshiu gjithë vendin, edhe këtë vit në fushatë të ftohen për bashkëpunim bibliotekat, libraritë, shkollat, universitetet, bashkitë si dhe të gjitha institucionet kulturore në vend.

Fushatë në mbarë vendin, me mbi 200 aktivitete leximi ku përfshihen shkollat, bibliotekat e rretheve, libraritë, etj. Aktivitetet do të angazhojnë të gjitha hallkat e librit: autorë, përkthyes, botues, redaktorë, mësues, nxënës e studentë, artistë, etj.

Gjatë fushatës do të realizohen mbi 200 aktivitete në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Bashkinë e Tiranës dhe institucione dhe partnerë të tjerë si më poshtë:

–  Bashkitë e rretheve Shkodër, Lezhë, Pukë, Elbasan, Durrës, Korçë, Berat, Fier, Devoll, Skrapar, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Pogradec,  Prrenjas, Librazhd, Shijak, Kukës, Vorë, Roskovec, Çorovodë, Mallakastër, Dibër, Cërrik, Himarë, Bulqizë, Mirditë, Maliq, Tepelenë si dhe bibliotekat vendore dhe qëndrore në rrethe.

–  Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatri  i Kukullave, Teatri  i Operas dhe Baletit, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin.

–  Shtëpitë Botuese: Pegi, Toena, Dituria, Onufri, Skanderbeg Books, Pika pa sipërfaqe, Albas, Ombra GVG, Fan Noli, Tirana Times, Gjergj Fishta, Zenit, etj.

– “Bukinist” –platforma e shitjes online për libra, pjesë e “NetTrade Albania”, që do të dhurojë kupona falas por edhe me ulje çmmi për shumë nga pjesëmarrësit e Fushatës Kombëtare të Leximit.

– Universiteti  i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër,  Universiteti “Fan Noli” Korçë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al