Ashtu siç ishte paralajmëruar sot ka nisur punën në terren operacioni “Forca e Ligjit”. Oficerët e OFL kanë zbarkuar në Shijak, në restortin “Golden”, ku u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga.
Ligji Anti-KÇK ka sekuestruar kompleksin “Golden” pranë Shijakut, tre shtëpi në emrin e tij dhe pikën e karburantit “Alti Oil 2008”.
Sekuestrimi i pasurisë në këtë rast parashikohet në nenin 19 të ligjit Anti-KÇK që vjen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit, pasi konsiderohet si rast emergjence. Mësohet se dosja për hetim ka kaluar menjëherë në Prokurorinë e Posaçme, gjithashtu e njohur si SPAK.
Mësohet se nga ana e policisë janë kërkuar që të kryhen verifikimit dhe të justifikohet pasuria e familjarëve të Altin Hajrit, i cili është edhe pronari i resortit.
Në rast se nuk plotësohet formulari dhe dokumentacioni i parashikuar, do të bëhet sekuestrimi i pasurisë nga ana e Prokurorisë. Për 15 ditë SPAK do të kryejë hetimet në lidhje me këtë pasuri.
Pas hetimeve do të jetë gjykata që do të vendosë për konfiskimin e kësaj pasurie që është sekuestruar. Janë 250 subjekte që pritet t’i nënshtrohen hetimeve dhe verifikimeve, në zbatim të paketës anti-KÇK.









