Në Gjirokastër ka nisur procesi zgjedhor që në orën 07:00. Në total janë 69 qendra votimi ku do të votohet për kryebashkiakun e ardhshëm.
I vetmi kandidat në fletën e votimit, sic shihet edhe në foton që sjell Argjirolajm.net, është Flamur Golemi i Partisë Socialiste. Të drejtën e votës në Bashkinë Gjirokastër e kanë rreth 42 mijë persona.
Deri më tani situata është e qetë. Nuk ka raportime për incidente.
©argjiroja.net









