• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis programi i BE-së për rritjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri. Ministri Çuçi: Riformatojmë AKU-në në një Njësi Inteligjente (FOTO)

06/02/2019
Nis programi i BE-së për rritjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri. Ministri Çuçi: Riformatojmë AKU-në në një Njësi Inteligjente (FOTO)

U prezantua sot nisja e një bashkëpunimi të ri mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në fushën e sigurisë ushqimore.“Mbështetja për sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe standardet fitosanitare”. Ky është programi me vlerë rreth 5 milionë euro që do të implementohet për një periudhë 4-vjeçare. Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë dhe homologët finlandezë do të asistojnë qeverinë shqiptare për të zbatuar politika dhe për të ndërmarrë veprime konkrete duke u mbështetur në objektivat tona kombëtare, si dhe në Politikën e Bashkimit Europian mbi Ushqimin e Sigurt.

Një element që e dallon këtë projekt është veçanërisht përfshirja e konsumatorit në përpjekjen për të rritur sigurinë në zinxhirin ushqimor. Në takimin dhe konferencën për media që u mbajt sot ishte i pranishëm Ambasadori i BE-së në Shqipëri, z.Luigi Soreca, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi dhe zyrtarë të tjerë europianë. Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi foli për riformatim të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Sipas tij, përmes partneritetit të ri me BE-në, AKU-ja do të shndërrohet në një institucion që do të funksionojë si Njësi Inteligjente. (Intelligence Unit)

“Ne si Ministri e Bujqësisë dhe qeveria në tërësi, jemi të vendosur të krijojmë struktura të konsoliduara që mbulojnë çështjet që lidhen me ushqimin e sigurt, veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve. Kemi gjithashtu gatishmërinë që në mënyrë graduale të integrojmë legjislacionin shqiptar me rregulloret e Bashkimit Europian. Po punojmë për një ligj të ri të Shërbimit Veterinar. Organizimi i ri që do t’i bëjmë këtij shërbimi synon ta kthejë në funskional dhe operacional, si në stukturat e komandës vertikale ashtu dhe të asaj horizontale. Përmes ligjit të ri dhe zbatimit të këtij projekti unë besoj se do të kemi në fund një shërbim veterinar më të mirë në çdo zonë të vendit”, tha ministri Çuçi.

Gjurmueshmëria e plotë e të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor është detyrë prioritare të Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve në varësi të saj, ku fokusi më i madh është AKU-ja dhe Shërbimi Veterinar. Sa i përket gjurmueshmërisë së zinxhirit ushqimor do të synojmë të ndjekim të njëjtën qasje që aplikojnë edhe vendet e BE-së nën moton ‘Nga ferma në tryezë’. 

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo vetëm trofe, Kupa është rruga për në Europë. Vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al