• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis spektakli në Sarandë, kryetari i bashkisë del që pa gdhirë me zorrën e ujit për të larë rrugët, punëtorët e shohin me adhurim (FOTO)

28/06/2023
Nis spektakli në Sarandë, kryetari i bashkisë del që pa gdhirë me zorrën e ujit për të larë rrugët, punëtorët e shohin me adhurim (FOTO)

“Fërkoji mirë nuse, se që kur erdhe ti na mbyti pisllëku..”, i thoshte Tana në rolin e vjehrrës, Marigosë, në rolin e nuses së Gjinos te komedia “Përrallë nga e kaluara”. Kjo batutë të vjen ndërmend teksa shikon fotot e kryetarit të ri të Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, teksa ka marrë zorrën për të larë rrugët e qytetit herët në mëngjes.

“Orët e para të mëngjesit, në larjen e rrugëve të qytetit. Modeli i punës dhe ndryshimi duhet të fillojë nga ne”, thotë Çaçi si për të treguar se në kohën e Adrian Gurmës mbizotëronte pisllëku e zhuli.

Natyrisht që nuk mund të vihet në dyshim dëshira e Çaçit për të pasur një qytet të pastër e për të lënë gjurmë të mira në qytetin e Sarandës. Aq më tepër duke qenë në fillim të mandatit dhe i duhet lenë kohë për të treguar veten. Por shfaqje të tilla më shumë sesa spektakli në social media nuk thonë asgjë. Ai është zgjedhur kryetar bashkie, jo drejtor i komunales apo përgjegjës i pastrim-gjelbërimit në qytet.

Skena bëhet disi më komike teksa punëtorët e tjerë vështrojnë me kërshëri kryetarin e bashkisë duke përdorur zorrën e ujit, a thua se kjo është shpikja më e madhe mbi tokë. Gjoja aty krejt rastësisht gjendet edhe fotografi i bashkisë me aparat në dorë për të dokumentuar “ngjarjen” e madhe në pikë të mëngjesit.

Shumë më e pranueshme do të ishte sikur Oltion Çaçi të ishte aty për të parë nga afër nëse qyteti po gdhihej i pastër e për t’u dhënë një mesazh punonjësve të tij sesa në këtë formë duke larë disa shkallë sa për efekt fotosh. Me ç’duket Çaçi do të ketë një sens të lartë protagonizmi në publik, qoftë dhe me çmimin e shfaqjeve të tilla të tejkaluara në Shqipëri nga politikanë si Rama e Veliaj. ©argjiroja.net

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al