• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nisma e re e qeverisë, Rama: Subvencionim 70% për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore

02/10/2022
Ndërtimet pa leje/Rama “shuplakë” Policisë së Shtetit: Pse nuk gjendet ‘një polic i zellshëm’ për zonat turistike, ashtu siç shkon nëpër maja malesh për një havlli

Për të gjithë komsumatorët familjarë që dëshirojnë të vendosin panele diellore për ngrohjen e ujit dhe të përfitojnë subvencionim nga qeveria, është hapur thirrja e parë.

Kryeministri Edi Rama thotë se ky është programi i ri i qeverisë që do të subvencionojë 70% të financimit.

Panelet diellore për ngrohjen e ujit për abonentët familjarë do të ndikojnë pozitivisht në uljen e konsumit të energjisë elektrike.

“Çelet thirrja e parë për programin e ri të qeverisë për subvencionim me 70% të financimit, për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit. Kështu kursehen 20% nga fatura juaj mujore e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE do të menaxhojë këtë proces”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kriteret për Aplikim për subjektet e tregtimit:

1) Subjekti (person fizik ose juridik) të jetë në status aktiv dhe i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit në fuqi, dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e financimit.

2) Të vërtetojë se nuk ka detyrime ndaj organeve tatimore.

3) Të jetë furnitor i dorës së parë ose distributor.

4) Dokumente që vërtetojnë se produkti plotëson standartet Europiane dhe çertifikimin CEN Solar Keymark që garanton cilësi të lartë të produktit, siguri në përdorim, jetëgjatësi dhe rendiment të lartë si dhe karakteristikat teknike të mëposhtme:

Karakteristikat teknike të depozitës së ujit.

§ Depozite uji material çelik-inoks – INOX 316L HiMo.

§ Termoizolimi i depozitës së ujit (polyurethane 70mm, 35-40Kg/m3).

§ Veshja e jashtme e depozitës së ujit 304BA çelik-inoks.

§ I gjithë sistemi të jetë me rezistence të lartë ndaj ndryshkjes.

§ Sistemi të jetë i përshtatshëm si për montim në çati ose tarracë.

§ Depozita e ujit te kete kapacitet 200 litra.

Karakteristikat teknike të pasqyrave:

§ Kornizë alumini të anodizuar.

§ Sipërfaqja e pasqyrës me veshje blu e bërë nga fletë alumini 0.5mm të trasha, të salduara me teknologji lazer.

§ Tubat e brëndshëm të jenë tërësisht prej bakri.

§ Izolim me tekstil me lesh xhami me trashësi 50 mm në anën e pasme dhe lesh guri 20 mm të trashë në konturet anësore.

§ Koeficienti i përthithjes α ≥ 0,95 ± 0,02

§ Emisiviteti sipërfaqësor (humbjet e rrezatimit sipërfaqësor) ε ≤ 0,05 ± 0,02.

5) Garancia e panelit diellor për ujë të ngrohtë dhe depozitës së ujit dhe materialeve përbërëse, te jetë jo më pak se 5 vite për depozitën e ujit dhe jo më pak se 7 vite për panelin diellor.

6) Skeda teknike e panelit diellor dhe impjantit konform kritereve teknike të kërkuara.

7) Preventivin/ofertën për impjantin duke përfshirë dhe kostot e transportit e instalimit, e cila nuk duhet të tejkalojë vlerën 140,000 Lek (pa TVSH). Oferta financiare do të jetë detyruese dhe ofertuesi nuk mund të lëshojë faturë me çmim të ndryshëm nga oferta e paraqitur.

8) Të deklarojë sasitë e paneleve diellore që mund të furnizojë për klientët familjarë.

9) Të deklarojë qytetet ku mund të ofrojë shërbimin.

10) Të pranojë kryerjen e shërbimit kundrejt konsumatorëve familjarë nga shitja deri tek kolaudimi i panelit diellor për ngrohjen e ujit brenda datës 30 Janar 2023.

11) Të angazhohet se pranon vetëm 30% të financimit nga abonentet familjarë dhe 70% të investimit nga Agjencia për Eficencën e Energjisë pas instalimit të panelit diellor.

12) Formular Vetëdeklarimi sipas Shtojcës 1.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al