Lëvizja më e re politike në vend, Nisma Thurje, do të shtrijë aktivitetin e vet edhe në Gjirokastër. Mbrëmjen e sotme drejtues dhe aktivistë të kësaj lëvizje po darkojnë në njê prej restoranteve të zonës muzeale.
Nisma Thurje ka ndërmarrë një tur takimesh në mbarê vendin, ka mbledhur firma për ndryshimin e sistemit zgjedhor, si dhe denoncon kapjen e shtetit nga kasta politike dhe oligarkët. Drejtues të kësaj lëvizje janë emra të njohur si Endri Shabani, Erion Kristo, Mirush Kabashi, Pano Soko etj.
©argjiroja.net