• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nismë e pa precedent e botuesve online: Sëbashku kundër piraterisë së lajmeve

19/11/2017
Nismë e pa precedent e botuesve online: Sëbashku kundër piraterisë së lajmeve

Nëse mediat janë me të vërtetë “kazan”, siç përsërit vazhdimisht kryeministri, dhe siç beson, për fat të keq, edhe një pjesë e opinionit publik, kjo vjen edhe për faj të anarkisë në të cilën prej vitesh jeton dhe zhvillohet sektori i mediave në Shqipëri. Me preteksin që të mos prekë lirinë e informacionit, asnjë qeveri nuk ka patur kurrë kurajon të propozojë rregulla brenda një bote, që kudo funksionon edhe duke respektuar rregullat. Rezultati i kësaj është kaosi i përgjithshëm në kuadër të të cilit nëpërkëmben ditë për ditë të drejtat tona, po ashtu si dhe detyrimet tona. Kaosi anarkik i mediave ushqehet edhe nga konfliktualiteti, që prej vitesh ekziston brenda kategorisë sonë dhe kështu, për të delegjitimuar një koleg-konkurrent, kemi përfunduar duke delegjitimuar më tej të gjithë informacionin. Rruga që duhet bërë për të shëruar sektorin tonë është e gjatë dhe e ndërlikuar, por, në rast se veçse rrimë e vështrojmë, duke pritur që dikush tjetër ta bëjë atë, rrezikojmë vetëm të zhytemi edhe më shumë. Madje, në disa aspekte, është diçka e mirë që politika të mbetet jashtë dhe që rregullat të lindin brenda gjirit tonë. Kështu, me një nismë që nuk ka precedent në këto 25 vitet e para të demokracisë, për herë të parë botues e gazetarë të mediave kryesore online kanë arritur mes tyre një marrëveshje për të filluar të vendosin frena në “vjedhjen e lajmeve”. Fenomeni i lajmeve “kopjo e ngjit”, të marra nga një sajt dhe të ribotuara më pas pa kontroll dhe shpesh pa cituar as burimin, për fat të keq është shumë i përhapur. Ministria e Kulturës me kujdes ka shmangur mundësinë që lajmet të mbroheshin me copyright në reformën e saj të fundit të të drejtave të autorit, duke ushqyer dhe legjitimuar më tepër fenomenin e piraterisë në informacion. Sot gazetarë e botues kanë vendosur që të drejtën e autorit mbi një artikull të shtypit ta njohin vetë ata.

Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë ata që i bashkohen kësaj nisme angazhohen, jo vetëm të citojnë sajtin që për herë të parë e ka hedhur online artikullin të cilin më pas e ribotojnë, por angazhohen edhe për të krijuar një lidhje nëpërmjet një “iperlink”-u me sajtin, apo me artikullin original. Në këtë mënyrë, sajti autor i artikullit “të kopjuar” të paktën dëmshpërblehet simbolikisht me ca klikime më shumë. Nisma bashkon për herë të parë botues e gazetarë të çdo krahu e bindjeje politike dhe është një mesazh i fuqishëm që vjen nga kategoria jonë në favor të një informacion korrekt dhe profesional. Respekti reciprok mes gazetarësh përballë autorësisë së një artikulli është hapi i parë në këtë drejtim, pasi, të tregosh qartësisht origjinën e një artikulli, është edhe një akt respekti ndaj lexuesve. Nisma është gjithëpërfshirëse, kështu që mediat online, të cilat i janë bashkuar të parat, janë të parat që u kontaktuan nëpërmjet një fjale që qarkulloi rastësisht: të gjitha mediat janë të ftuara t’i bashkohen, në mënyrë që kjo praktikë të aplikohet nga të gjithë dhe në mënyrë reciproke. Këtu më poshtë vijon një listë fillestare e mediave që kanë aderuar deri tani: kushdo tjetër që do të dojë, mund ta bëjë këtë, qoftë edhe vetëm duke e njoftuar në sajtin e vet dhe të fillojë të përdorë metodën e citimit duke përfshirë “iperlink”-un:

Shqiptarja.com, SYRI.net, Gazeta Tema, Balkanweb, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare, Lapsi, Pamfleti, KohaJone, Mapo, Javanews, Dritare.net, Bota, Lexo, Tiranapost.al, Zathur.al

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore

Demi Lovato: Më parë hyja në dyqanin ushqimor dhe qaja

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al