Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës do të jetë Petro Gjikuria, një shtetas shqiptaro-amerikan. Petro Gjikuria jeton në Uashington dhe është pjesë e “Federatës Panepirote të Amerikës”.
Ai është mbështetës i zjarrtë i çështjes së Belerit, dhe siç ka deklaruar, lufton për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Gjikuria do të kandidojë përballë Vangjel Tavos nga Partia Socialiste në 4 gusht.
Zgjedhjet e pjesshme të Himarës zhvillohen pas shpalljes së pavlefshëm të mandatit të Fredi Belerit, i cili është dënuar me burg për korrupsion në zgjedhje.