Një grup alpinistësh kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh në malin e Murganës pranë kufirit me Greqinë.
Argjirolajm.net mëson se një preju djemve, i cili është rreth 17 vjeç ka thyer njërën këmbë duke vështirësuar përparimin e grupit. Rreth 20 persona janë nisur mëngjesin e sotëm, por prej disa orësh nuk kanë lëvizur si pasojë e kushteve atmosferike.
Alpinistët njoftojnë se janë ndarë në dy grupe dhe po kërkojnë ndihmën e një helikopteri. Grupi që ka më shumë vështirësi është bllokuar në lartësinë rreth 1200 metra. Të izoluar me të plagosurin janë rreth 10 persona.
Ndërsa drejt zonës po ngjiten efektivë të forcave “Shqiponja” për të bërë të mundur evakuimin e tyre. Mësohet se disa persona që po shoqërojnë të plagosurin kanë filluar të vuajnë nga hipotermia e shkaktuar nga temperaturat e ulëta.