Një Inter i çmendur, një fitore e çmendur me përmbysje përballë Pisa-s që i lejon të qëndrojnë të vetëm në krye, për momentin +6 në raport me Milan. Moreo trembi jo pak zikaltërit, me sulmuesin italian që realizoi një “dopietë” golash duke bërë që në “San Siro” të pllakoste heshtja. Në minutën e 11-të, një gafë e portierit Sommer, bërë që Moreo të realizonte një gol shumë të bukur. Në të 23-tën, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, në shtyllën e parë, me kokë Moreo dyfishoi shifrat.
Inter u zgjua dhe reagoi fuqishëm, fillimisht në minutën e 39-të, zikaltërit fituan një 11-metërsh. Nga pika e bardhe, Zielinski u tregua i saktë duke ngushtuar shifrat në 1-2. Dy minuta më pas ishte Martinez, me kapitenin që u shërbye saktë në zonë nga Dimarco dhe me kokë barazoi shifrat në 2-2. Inter nuk u mjaftuam me kaq, por në limitet e pjesës së parë, Pio Esposito, i shërbyer nga Bastoni, përmbysi rezultatin duke sjellë festë në “San Siro”.
Në shok total, Pisa e kishte të vështirë të reagonte, u përpoqën të qëndronin në lojë, e bënë diçka të tillë deri në minutën e 82-të, ku Dimarco me një goditje fluturimthi brenda në zonë kompletoi “pokerin” e golave. Të çliruar, Inter nuk e uli ritmin, por gjetën edhe dy herë rrugën e rrjetës me Bonny dhe Mkhitaryan duke sigluar shifrat përfundimtare në 6-1.
Pas ndeshjes, edhe pse me dhimbje të mëdha në shpinë, Chivu nuk i kurseu elozhet për djemtë e tij: “Treguam edhe një herë se jemi një grup me një mentalitet të fortë dhe me cilësi. Jam i kënaqur me atë që dhuruam në fushë, me vjen keq vetëm që nuk e gjetëm me herët golin e katërt. Djemtë po japin gjithçka duke vërtetuar edhe një herë se dëshirojmë të arrijnë objektivat”, u shpreh Chivu.







