• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një kryetar opozite si Adriatik Lapaj

19/03/2022
Kjo është punë dinjiteti

Në çdo vend tjetër reagimin e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të produkteve të shportës dhe karburantit do duhej ta kapitalizonte politikisht alternativa që është përballë qeverisë; opozita. Do duhej të ushtronte të gjithë presionin mbi qeverinë nëpër sheshe, me grupet e interesit dhe në çdo studio televizve për të bërë ndërhyrjet e nevojshme që lehtësojnë barrën mbi qytetarët.

Por në Shqipëri kjo nuk po ndodh sepse Partia Demokratike është zhytur prej kohësh në një spirale krize nga e cila ndoshta nuk del dot më kurrë derisa të përfundojë jo më parti e tretë si në zgjedhjet e 6 marsit, por edhe më keq se kaq. Mbase ndodh ajo që thotë Aurel Plasari se nëse PD nuk riorganizohet do duhet të “mbyllë dyqanin”. Shqipëria s’ka më kohë për të humbur me një opozitë vulëhumbur e të ikur në drejtim të paditur. Ai që po bën rolin e munguar të kryetarit të opozitës sa në protesta dhe studio më studio në debate televizive duke iu kundërvënë qeverisë, është avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj.

Edhe pse ai thotë se gjithçka po bën është thjesht nga pozitat e një qytetari të angazhuar në të vërtetë përgjatë këtyre ditëve është shpërfaqur në publik si oponenti kryesor i mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama. Do të ishte vërtet një fitore e madhe sikur këto protesta t’i jepnin Shqipërisë një alternativë të re opozitare, një lidership të ri që nuk kompleksohet përballë Ramës si Lulzim Basha, që nuk është aq i vjetër dhe i stërprovuar si Sali Berisha, që s’ka veset e Ilir Metës dhe nuk e braktisë skenën sapo zhgënjehet nga zgjedhjet më të afërta siç bënë Nisma Thurje dhe të tjerë më parë.

Opozita shqiptare sot ka nevojë për një lidership të ri, me karakter të fortë që nuk mbart ngarkesa nga e kaluara dhe as bën pazare me pushtetin për t’u delegjitimuar e humbur kredibilitetin si Lulzim Basha. Mbase Adriatik Lapaj nuk e aspiron diçka të tillë dhe me modestinë që e tepron në shumë raste, thotë se ndihet komod si aktivist duke bërë protesta herë pas here dhe duke marrë mbështetje vetëm në rrjetet sociale. Por gjërat nuk ndryshohen nëse qëndron pafundësisht si aktivist i shoqërisë civile apo thjesht si një qytetar i angazhuar që del herë tek Fevziu, herë tek Çani apo Eni Vasili.

Mbase ka ardhur koha që rolin e kryetarit të opozitës që ka bërë përgjatë këtyre ditëve ta çojë më tej duke formalizuar apo institucionalizuar opozitarizmin e tij. Nuk e dimë cila është ambicja e tij realisht dhe as jemi në gjendje të japim një formulë të gatshme se si mund të bëhet kryetari i opozitës në Shqipëri, por mjafton që gjithçka ka bërë deri më tani ta kanalizojë dhe energjizojë për diçka më të madhe sesa thjesht, le të themi një foto me ambasadoren amerikane apo një nominim për kryetar bashkie në Sarandë sikundër ne kemi raportuar kohë më parë.

Vakumi i madh i lidershipit të opozitës në Shqipëri mund të mbushet fare mirë nga Adriatik Lapaj. Ka karakter të fortë, është hazër xhevap edhe kur ka përballë Edi Ramën dhe ka kredibilitet shumë më të madh se personazhe të tjerë që e kanë shndërruar hapësirën publike në një moçalishte të ndotur. Fundja çfarë na duhet më shumë?! Ndoshta kjo krizë çmimesh dhe kjo valë protestash e sollën një lider të ri, i cili pa asnjë mëdyshje ka rrugë të gjatë e të përpjetë për të bërë, por sot për sot është shumë herë më kredibël sesa Luli Basha që mban formalisht vulën e kryetarit të opozitës.©argjiroja.net 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al