Nëse do të dëgjosh përse humbi skuadra jote e zemrës, ku gaboi lojtari i preferuar apo se situata do të bëhet keq e më keq, më mirë të ta thotë një vajzë simpatike.
Por moderatorja e Supersport, Vilma Masha natën e së enjtes nuk ishte për ndeshje.
E veshur me fustanin e bardhë, ajo sfiloi për eventin e “Geraldina Sposa”, mes shumë vajzave të tjera të ekranit.
Edhe tifozët, le ta heqin për pak sekonda mendjen nga ndeshjet, për ta parë në këto pamje, të Vilmës veshur si nuse. Realisht, vajza ende nuk e ka bërë dasmën e saj.