• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një Shqipëri e bukur

17/10/2023
Një Shqipëri e bukur

Ecuritë pozitive të Kombëtares së Shqipërisë tashmë duket se nuk përbejnë më lajm. Edhe një herë kuqezinjtë dominuan ndaj kundërshtarit, edhe pse në ndeshje miqësore, duke dhuruar një nga shfaqet më të bukura të tyre.

Kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani Sylvinho fituan me rezultatin 2-0 miqësoren e kësaj të marte përballë Bullgarisë, të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Çekisë pak ditë më parë, kuqezinjtë vijuan me lojën dominuese ndaj kundërshtarit, ndonëse këtë herë dominimi ishte shumë herë më i madh.

Aktualisht kuqezinjtë duket se kanë diçka që u ka munguar prej kohësh, etjen për të fituar. Dhe është pikërisht kjo pikë e përbashkët e gjithë grupit, e nxjerrë në pah nga një mjeshtër si Sylvinho që po reflekton këto ndeshje me cilësi.

Siç e tha edhe vetë braziliani pas ndeshjes së sotme “Mendoj që është një skuadër që jep gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi është ndeshje zyrtare apo miqësore, ne japim gjithmonë maksimumin”.

Shqipëria nuk fitoi thjeshtë një miqësore, por, mbi të gjitha tregoi edhe një herë lojën e bukur, atë lojë të cilën Sylvinho ka sjellë nga Brazili i largët.

Loja e mirë e Kombëtares shqiptare bëri që kundërshtari të dukej modest në fushën e lojës. Kjo edhe pse kuqezinjtë u përballën me Bullgarinë, të cilën e kishin mundur për herë të fundit para më shumë se 70 vitesh.

Në 11 takimet e mëparshme të Shqipërisë me Bullgarinë, ishin miqtë që kishin triumfuar pesë herë. Gjithashtu dy fitore për kuqezinjtë dhe katër barazime.

Qazim Laçi do të realizonte golin e parë të takimit në minutën e 41, pas disa aksioneve të rrezikshme në portën e kundërshtarit.

Ernest Muçi do të shënonte golin e dytë për kuqezinjtë, i cili do të vinte në minutën e 81, ose si për ironi të fatit, në minutën e 41 të pjesës së dytë. Goli i futbollistit të Legia-s erdhi nga jashtë zonës së rreptësisë, një gol të cilin jemi mësuar ta shohim shpesh nga lojtarët kuqezi si Jasir Asani, Nedim Bajrami apo dhe Kristjan Asllani.

Sylvinho e nisi ndeshjen me Thomas Strakoshën në portë. Në mbrojtje luajtën nga minuta e parë Ivan Balliu, Enea Mihaj, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj. Në mesfushë u aktivizuan Asllani, Laçi, Asani dhe Bajrami. Në sulm luajtën Myrto Uzuni dhe Muçi.

Gjatë pjesës së dytë u kryen gjashtë zëvendësime te kuqezinjtë teksa në fushë u futën Federic Veseli, Arbnor Muja, Marvin Çuni, Klaus Gjasula dhe Ylber Ramadani.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e parë miqësore e Sylvinho-s nën drejtimin e Shqipërisë. Trajneri brazilian deri më tani numëron në total shtatë ndeshje në timonin kuqezi, duke arritur pesë fitore, një humbje dhe një barazim.

Sfida me Bullgarinë ishte e fundit për këtë muaj për Shqipërinë. Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë në nëntor me dy sfidat e fundit për kualifikueset e Euro 2024. Më 17 nëntor ata luajnë në transfertën e Moldavisë dhe tri ditë më vonë presin në “Air Albania” Ishujt Faroe./AP

Related Posts

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj
Sport

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?
Sport

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

23/12/2025
VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?
Sport

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

23/12/2025
VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale
Sport

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës
Sport

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al