“Në kuadër të programit të patronazhimit, një tjetër shërbim i shtohet spitalit të Përmetit”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke shtuar se mjekët gjinekologë të Gjirokastrës po ofrojnë shërbime të specializuara në këtë spital.
“Jo vetëm mjekë nga spitalet e Tiranës po ofrojnë shërbim në ditë të caktuara në spitalet rajonale, por edhe mjekët e spitaleve rajonale po kontribuojnë për përmirësimin e shërbimit në spitalet bashkiake”, shprehet ajo
Ministrja Manastirliu, shtoi se: “Mjekët gjinekologë të spitalit rajonal Gjirokastër po ofrojnë shërbim të specializuar në këtë spital, duke ju mundësuar qytetarëve të marrin shërbimin shëndetësor aty ku banojnë”.