• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një vajzë më shkroi këtë mesazh!

10/02/2019
Një vajzë më shkroi këtë mesazh!

Nga Rudina Xhunga

Ky ishte një nga mesazhet që më erdhi, ndër mijëra mësuese, adoleshentë, prindër që më shkruan pas emisionit në News 24, të javës që shkoi.

“Teta Rudina, Me fal se po te shqetsoj, vete jam nje viktim e dhunes seksuale,15 vjece ish i dashuri im me kerkoi te kryenim mardhenie seksuale dhe un ne fillim nk pranova por ai me kembngulje me bindi dhe me tha qe do e takoja ate ne nje rruge ku jetonim te dy dhe me pas te iknim ne nje hotel qe tmos na shikonte kush,e takova dhe ikem te hoteli,kur u hap dera e hotelit shoh brenda ne dhome edhe nje shok te tij,me shtyne ne dhome dhe me mbyllen gojen,me godisnin ne bark dhe koke qe te pushoja se qari dhe bertituri,njeri me mbante derisa tjetri te kryente punen e tij dhe keshtu vazhdoi makthi per ore te tera nk me lane te dal qe aty,ne fund ata u veshen dhe dolen nga dhoma,i dhane ca lek pastrueses se hotelit dhe i thane tme ndihmonte te vishesha e te gjeja furgon qe te ikja ne shtepi. Kane kaluar vite dhe skam folur nga frika cdo te thone njerezit,me ata te dy ndrrohem cdo dite ne rruge dhe me qeshin, duke me kujtuar cdo moment cfare kam kaluar . Dhe njoh raste te tilla shuuuum. Ju kane ndodhur shoqeve te mia ne shkolle ku jan mashtruar nga mesuesit dhe jan kercenuar per te kryer maredhenie. Ju duhet te na ndihmoni me sa me shume emisjone mbi keto tema qe njerezit si ata te dy, te kene pak frike dhe tmos i bejne me.”

Çfarë t’i thuash një fëmije që të shkruan këtë mesazh?!

E rëndësishme është të flisni vogëlushe, vajza të vogla që keni turp, që kujtoni se është faji juaj. Nuk është faji juaj. Ai nuk është i dashuri, është përdhunuesi. Denoncoje! Nuk janë gjithë policët si ai që përdhunoi denoncuesen. Koleget e tij i kishin sytë me lot, kur vajza të vogla denonconin. Flisni me nënat tuaja. Nuk besoj janë të gjitha nënat, si ato që e nisin qyshkur jeni bebe, ju rrasin një biberon në gojë, që të mos qani, mandej një celular që të mos i shqetësoni.

Flisni me nënat tuaja, shkundini ato. Mos i lini të shohin telenovela. Ju jeni kryevepra e mamave tuaja. Dhe mos besoni kurrë që dashuria është fjalë parahistorike e zhdukur si dinozaurët. Është aty dhe po të pret të të zbukurojë jetën. Vetëm beso dhe mos lër asnjë të prekë besimin tënd. Jam e sigurt që pas ngjarjes së Kavajës shumë nga ne kemi folur me veten, fëmijët, njeri-tjetrin. Dhe nuk është pak. Nisem të flasim.

Ndaj vogëlushe e Kavajës, nuk je vetëm, janë shumë si ti, që po ngrenë zërin pas teje. Ndaj faleminderit që sajë teje nisi mes shqiptarësh, një revolucion komunikimi për seksin, tabutë, dhunën, arrogancën e të fortit, te ligut. Sepse kjo duhet të ndodhë. Dhe kjo nuk nis me vendim parlamenti, por me ndjeshmëri shoqërie. Politika nuk ka punë të na diktojë. Jemi ne që diktojmë politikat në kësi rastesh. Le të fillojë!/dritare.net

Related Posts

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
E rëndë/ 36-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, çfarë dyshohet
Kryesore

E rëndë/ Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

20/03/2026
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!
Lajme

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

20/03/2026
Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet
Kryesore

Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet

20/03/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al