Eviola Broshka është e reja që humbi jetën nën rrënojat e hotelit “Mira Mare” në Durrës. Të afërmit e saj kanë dërguar informacione dhe mesazhe në redaksinë e “JOQ”, ku tregojnë se e reja punonte balerinë dhe me emrin e artit njihej si “Evi Kardashian” dhe e paragjykonin shumë njerëzit për faktin se kërcentë në tallava.
E afërmja shton më tej në mesazhe se e reja me origjinë nga Elbasani, e bënte këtë punë pasi kishte të ëmën e sëmurë dhe donte ta kuronte, por rrënojat ia ndërprenë gjithçka në mes.
“Pershendetje te gjithe shqiptareve! Dhimbaja eshte e krejt Shqiptarise! Zoti eshte ai qe cakton fatet tona i lutemi zotit qe te bej mrekullirat e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzen me emrin “Evi Kardashian”! Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme ne tirane pasi ka vetem te emen e cila eshte e semure! Evi punonte per te kuruar te emen por nuk ja doli dot ! Punen e saj te gjithe e paragjykojen por shpirtin askush nuk ja gjykon dot. Me dhimbje per gjithe Shqiptaret ti lutemi zotit qe jetet e humbura te prehen te qeta ne parajs ! Durim per te gjithe Shqiptarine!”– shkruhet në mesazh.
Trupi i Evit u nxorr i pajetë një ditë më parë nga rrënoja te hotelit “Mira Mare” që u shemb krejtësisht.
32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.