Ilirian Stroka punon prej gjysmë shekulli si këpucar në Gjirokastër. Duke folur për RTSH se këtë zanat ia dhanë asokohe, por jo se kishte dëshirë ta bënte. E megjithatë ka ditur të ecë përpara për të mbërritur deri në ditët e sotme. Pas viteve ’90 ai doli të punonte privatisht në dyqanin e tij. Stroka tregon se ky zanat nuk e ka lënë kurrë pa të ardhura pavarësisht se vitet e fundit puna është ulur ndjeshëm për shkak të largimit të njerëzve. Më poshtë rrëfimi i tij i plotë.