• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me njeriun më të pasur në botë

09/03/2018
Njihuni me njeriun më të pasur në botë

Numri një i “Amazon”, Jeff Bezos është shpallur personi më i pasur në botë, duke rrëzuar kështu nga froni i klasifikimit të më të pasurve, themeluesin e “Microsoft”-it, Bill Gates. Lajmi publikohet nga vet revista “Forbes”, që saktëson se falë një rritjeje prej 59% të vlerës së aksioneve të “Amazon” në 12 muajt e fundit, Bezos ka dyfishuar pasurinë e tij duke shkuar në 120 miliardë dollarë, kundrejt 90 miliardëve të Gates.

Në klasifikimin e fundit të “Forbes”-it, Warren Buffet renditet i treti me 84 mld dollarë pasuri, ndërsa industrialisti francez, Bernard Arnault me familjen e tij zënë vendin e katërt, me plot 72 mld dollarë, të ndjekur nga shumë pranë nga Mark Zuckerberg, në të pestin, me 71 mld dollarë. Amancio Ortega, padroni i “Zara”-s zë vendin e gjashtë me 70 mld dollarë, i ndjekur nga manjati meksikan Carlos Slim, me 67.1 miliardë dollarë.

Mes 20 personave më të pasur në botë hyjnë edhe dy kinezë. Bëhet fjalë për Ma Huateng, shefin ekzekutiv të kolosit “Tencent”, i cili është më i pasuri i Azisë, por i 17-i në botë; si dhe themeluesi i “Alibaba”, Jack Ma.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zbret në vendin e 766 në botë, krahasuar me të 544-tin që mbante në renditjen e parafundit të revistës prestigjioze. Pasuria e tij vlerësohet sot në 3.1 miliardë dollarë, plot 400 milionë më pak sesa një vit më parë.

Mes italianëve, i pari në listë është Giovanni Ferrero, pronar i markës që prodhon “Nutella”-n, që renditet në vendin e 37 me 23 mld dollarë. Në vendin e 45-të shihet Leonardo del Vecchio, me 21.2 mld dollarë, ndërsa Silvio Berlusconi ndodhet i 190-i në klasifikim, me 8 mld dollarë.

Sipas “Forbes”-it, vlera e aseteve të 2.208 më të pasurve të botës, nga 72 vende të ndryshme, shkon në total në 9.100 miliardë dollarë, plot 18% më shumë sesa viti i kaluar. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të miliarderëve, me 585, të ndjekur nga Kina me 373. Jashtë kësaj liste, si për çudi, kanë mbetur 10 sauditët që përfshiheshin në renditje vitin e kaluar.

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E gjithë Shqipëria me sytë nga ai, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Kombëtarja

Nuk e shqetëson vetëm dëmtimi, Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi

08/04/2026
“Pse nuk ke fëmijë?”/ Elvis Pupa flet hapur për herë të parë

“Pse nuk ke fëmijë?”/ Elvis Pupa flet hapur për herë të parë

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al