• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Non Grata’ në Amerikë, Berisha sfidon SHBA-në: Nxirrni provat që keni ndaj meje dhe familjes time

19/05/2021
‘Non Grata’ në Amerikë, Berisha sfidon SHBA-në: Nxirrni provat që keni ndaj meje dhe familjes time

Nga Sali Berisha

Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA! Zoti Sekretar! Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne twitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA. Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon. Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni.

Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter. Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi. Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA.

Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim. Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve. Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA. Zoti sekretar! Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato. Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi. Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise. Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar. Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.

Sinqerisht Sali Berisha!

Related Posts

Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025
Pas 30 vitesh rikthehet kinemaja në Gjirokastër, ja kur nisin shfaqjet e para
Lajme

S’kemi kinema në rrethe, por mund të ëndërrojmë për arbëreshët

21/12/2025
Tragjedi në familje, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit
Lajme

Tragjedi në familje, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

21/12/2025
Tjetër aksident, makina “fluturon” dhe përplaset në barrierën ndarëse
Kryesore

Tjetër aksident, makina “fluturon” dhe përplaset në barrierën ndarëse

21/12/2025
“Ke ndërmend ta lësh pushtetin, se ia kalove dhe Enverit?” – Rama: Nuk iki, se kam ende punë për të bërë. S’mund t’i lë në mes
Kryesore

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Përgjigjja ime në kohën e duhur

21/12/2025
Alarmi i ekspertëve: Nga Shqipëria po ikën elita e vendit
Kryesore

Diaspora shqiptare, mbi 2.2 milionë jashtë vendit

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025
Pas 30 vitesh rikthehet kinemaja në Gjirokastër, ja kur nisin shfaqjet e para

S’kemi kinema në rrethe, por mund të ëndërrojmë për arbëreshët

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al