• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nuk do të ketë aktivitete masive”, zbardhet strategjia e fushatës së PS-së

07/04/2023

Kryesia e Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje këtë të premte. I pranishëm ishte edhe kryetari i selisë rozë, Kryeministri Edi Rama. Ai nuk dha një prononcim për mediat pas takimit, por ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ai që foli për gazetarët.

Gjiknuri u shpreh se takimi ishte organizativ ku të gjithë anëtarët e Kryesisë dhanë kontributin e tyre pasi u diskutua për strategjinë e fushatës dhe një kalendar aktivitetesh që shumë shpejt do të bëhen publike. Ai theksoi se PS do të respektojë afatet kohore dhe ligjore të fushatës.

“PS hyn e sigurt në një program të qartë, me koncepte të qarta, me një strategji të mirëtestuar gjithmonë në funksion të një rezultati besoj shumë të mirë që do të marrim në këto zgjedhje”, u shpreh ai.

Sa i përket tubimit të hapjes, Gjiknuri u shpreh se selia rozë ka menduar që të mos bëjë aktivitete masive, por takime të vogla që do të nisin javës tjetër.

“Ne kemi menduar që të mos bëjmë në fillim aktivitete të mëdha, masive. Nuk duam të bërtasim, duam t’ju tregojmë njerëzve çfarë pune dimë të bëjmë dhe çfarë është duke u bërë në Shqipëri. Kështu që kemi menduar një strategji tjetër e cila shumë shpejt do të bëhet publike, por natyrshëm ne do të fillojmë aktivitetin javën tjetër, thashë siç është në përputhje me Kodin Zgjedhor, dhe do të synojmë aktivitete më të qeta, takime më të vogla, duke përçuar mesazhin e paqes, e zhvillimit e ndërtimit të Shqipërisë në atë fazë që ka hyrë vendi dhe që vërtetë meriton të shikohet kështu”, tha Gjiknuri.

Sa i përket strategjisë ndaj kundërshtarit, Gjiknuri u shpreh: Tani rublat ruse ata janë vetë të zhytur. Në këtë rast shqiptarët janë të qartë dhe meritojnë t’ua përsërisim, por strategjia jonë, siç thashë, është e ndërtimit të së ardhmes, e progresit që ka bërë Shqipëria, e evidentimit kudo në të gjithë territorin e Shqipërisë të gjithë zhvillimeve pozitive që po ndodhi. Pra ne shohim strategjinë e sigurisë së këtij vendi, zhvillimit, kurse pala tjetër ju e dini që nuk ka strategji. Ka thjesht një slogan që është përmbysje, revolucion që nuk përkon me interesat e shqiptarëve në këtë moment historik ku janë.

Përveç shpenzimit minimal, Gjiknuri tha se PS do të përçojë mesazhe edhe duke mbjellur pemë.

“Kjo ka edhe një aspekt simbolik, përveç faktit që PS nuk do të shpenzojë në këtë fushatë. Do të shpenzojë në kufijtë minimal që kërkon ligji dhe duam të japim mesazhin, mbjellja e një peme është simboli i zhvillimit, i jetës, i progresit dhe Shqipëria ka hyrë në këtë fazë dhe duam që këtë mesazh të përçojmë tek qytetari. Ne shikojmë progres, ndërsa pala tjetër shikon vetëm zi sepse është i vetmi mesazh gjë që kanë mendje dhe vetëm atë dinë të përçojnë. Kontrasti është i qartë. Ne mbjellim një pemë, ata le të çirren për atë revolucionin e tyre imagjinar”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri u shpreh se shumë shpejt do të bëhet publik edhe slogani politik ku shtoi se do t’i mëshohet mesazhit të progresit dhe vazhdimësisë së kësaj rruge që nuk duhet të ndalet.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al