• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk e harron Luftëtarin, Kurbelo: Më dhanë “çelësat e shtëpisë”, rikthehem në Shqipëri

09/03/2018
Nuk e harron Luftëtarin, Kurbelo: Më dhanë “çelësat e shtëpisë”, rikthehem në Shqipëri

Luftëtari mund të konsdierohet si një “përrallë” e bukur në këtë Superiore. Rezultat, futbollistë cilësorë, por mbi të gjitha lojë, bluzinjtë ofrojnë gjithçka në këtë sezon. 

Por emri i Luis Kurbelos është ende i freskët për këtë ekip, pasi në këtë skuadër ka drejtuar edhe tekniku uruguaian. Në një intervistë për “Vip Sport“, Kurbelo shprehu gatishmërinë për t’u rikthyer në Shqipëri, teksa tregohet i lumtur për kohën që ka kaluar te Luftëtarit.

Si e kujton eksperiencën tënde të kaluar në Shqipëri?

Eksperienca ime në Shqiperi ishte vërtet shumë e mirë. Unë isha në drejtimin e një klubi të madh si Luftëtari, madje kjo më hapi dyert për të hyrë si trajner edhe në Europë.

A do të dëshironit të vazhdonit projektin tuaj me Luftëtarin?

Sigurisht, do të më pëlqente të vazhdoja projektin tim me atë ekip. Megjithatë diçka doli përtej planifikimeve tona, por unë i ndihem shumë mirënjohës atij klubi.

Luftëtari është duke marrë rezultate pozitive në kampionat, por sa mendoni se kanë ndikuar zgjedhjet tuaj në këtë ekip aktual?

Ekipi i Luftëtarit është duke luajtur në një mënyrë të mirë dhe e gjitha kjo ka ardhur sipasojë e futbollistëve të mirë që ka në përbërje. Nuk e di sesa kanë ndikuar zgjedhjet e mia, por mund të them se në atë skuadër ka “luftëtarë të vërtetë”.

A e ndiqni ende këtë skuadër në ndeshjet që zhvillon në kampionat?

Po, unë i shoh ndeshjet e këtij ekipi sa herë që mundem dhe kam kohë të lirë. Projekti i këtij ekipi është për të arritur në Europë dhe këtë e meriton që nga sezoni i shkuar.

Nëse do të kishe një ofertë nga kampionati shqiptar, do të riktheheshe?

Nëse do të kisha një ofertë nga një klub shqiptar, do të rikthehesha pa asnjë diskutim. Sa i përket emrit të klubit, do të zgjidhja në bazë të projektit që do të më servirej. Megjithëse, tashmë jam duke parë për 2-3 propozime klubesh që kam edhe në Greqi.

Nëse i rikthehemi edhe njëherë eksperiencën tënde në Shqipëri, çfarë do të veçonit nga ajo?

Mes gjërave pozitive dhe atyre negative në Shqipëri, unë zgjedh gjithmonë gjërat pozitive. Atje kam njohur futbollistë të jashtëzakonshëm dhe kam pasur një klub që më dha çelësat e shtëpisë së tij. Kam jetuar një kohë me mjaft intesitet dhe pasion në atë vend.

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al