• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë”/ Covid-19 i merr jetën aktorit shqiptar

14/11/2020
“Nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë”/ Covid-19 i merr jetën aktorit shqiptar

Covid-19 i merr jetën në moshën 66 vjeçare aktorit Valter Gjoni. Lajmin e ka bërë me dije në një postim në rrjetet sociale kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë ⚫️.
I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës”.

Gjoni ka qenë edhe Drejtori i Protokollit në Bashkinë e Tiranës.

***Valter Gjoni aktor shqiptar. Ka lindur më 4 tetor 1954 në Tiranë, është arsimuar në nivel parauniversitare, po në Tiranë.

Në vitin 1978 përfundoi studimet universitare pranë Akademisë së Arteve në degën e artit dramatik dhe po në këtë vit fillon veprimtarinë e tij profesionale si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe Radio Televi-zionit Shqiptar. Ka në biografinë e tij artistike 60 role në teatër dhe estradë, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentar etj.

Në vitin 1987, krahas studimeve pasuniversitare për titull shkencor të nivelit të parë, përfundon edhe studimet e specializimit në degën e gazetarisë, pranë Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike (në bazë të legjislacionit aktual konvertohet me nivelin Master Shkencor në Gazetari). Ka kryer edhe kualifikime në disa vende si Francë, Holandë, Danimarkë, Finland, Itali, Greqi etj.

Njëkohësisht, Valter Gjoni është anëtar i nominuar i disa organizmave ndërkombëtare.

Valter Gjoni është autor i shumë artikujve kulturor, artistik, problematik, informativ e historik në gazeta, revista, emisione televizive dhe botime të veçanta.

Pas një përvoje pune intensive në institucionet e artit dhe medias të Tiranës, në vitin 1991 e në vijim, Valter Gjoni emërohet pranë Bashkisë së Tiranës, ku përmbush një sërë detyrash, si drejtues i sektorëve që lidhen me artin, kulturën, ceremonialin e qytetit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke gërshetuar përvojën e tij administrative, gazetareske dhe artistike jashtë funksioneve të tij zyrtare, autori ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime tematike për vlerat historike, kulturore dhe njerëzore, kryesisht për Tiranën.

Valter Gjoni mban disa tituj nderi të vendit dhe ndërkombëtare, ku titulli më i lartë është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

27/12/2025
Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al