Një 33 vjeçare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë në Athinë. Gabriela Çelaj nga Kuçova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë e gjithe trupin, si dhe e plagosur më thikë në kofshë.
Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë.
Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit nga vinin thirrjet dhe gjetën një derë të mbyllur me dryn, dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë.
Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren Gabriela Çelaj, të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë.
Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjec.
Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.
Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimitë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar.
Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin.
Me të kishte rënë në kontakt në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakort të shkonin ne banesën e tij.
Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë në atë gjendje deri sa u gjet nga policia.
Do të bënim seks në shtëpinë e tij, por nuk e njoh
“Të dy ramë dakord të shkonim në shtëpinë e tij për të bërë seks”, ka deklaruar 34-vjeçarja shqiptare që u godit me thikë, përdhunua dhe torturua nga një i ri në Greqi.
Ajo ka rrëfyer se nuk e njihte 27-vjeçarin dhe se ishte takuar me të ditën e hënë (27 Maj), por sapo ka hyrë në shtëpinë e tij, i riu e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj,
Gjithashtu ai ka vazhduar ta dhunojë dhe më pas nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Kur u zgjua, 33-vjeçarja tregoi se nisi të bërtiste duke kërkuar ndihmë, derisa policia ra në gjurmët e saj.
Ndërkohë 27-vjeçari është arrestuar nga policia greke.
Si ndodhi ngjarja shokuese
Shqiptarja ka përjetuar makth të pafund në duart e 27-vjeçarit në Omonia. I riu dyshohet se e ka rrahur, e ka goditur me thikë në kofshë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka lidhur dhe e ka mbyllur në një ndërtesë e braktisur.
Historia e tmerrshme u zbulua mesditën e së hënës, kur oficerët e policisë po kalonin në kryqëzimin e rrugëve Sokratous dhe Xouthou në Athinë, dhe u përballën me 27-vjeçarin dhe gjatë kontrollit iu është gjetur një thikë. Ai u dërgua në komisariat dhe u arrestua.
Më pas, rreth orës 21:20 të mbrëmjes të së njëjtës ditë, teksa një patrullë policie po kalonte në rrugën Xouthou, dëgjuan një person që bërtiste duke kërkuar ndihmë nga një ndërtesë e braktisur.
Policia ka shkuar menjëherë në katin e 1 të pallatit, nga ku kanë ardhur thirrjet për ndihmë dhe kanë konstatuar një derë të mbyllur me dry dhe në anën e pasme të saj një grua të mbyllur brenda.
Punonjësit e policisë thyen drynin dhe pasi u futën në ambientet e brendshme, gjetën në krevat 33-vjeçaren shqiptare, të lidhur në të gjitha gjymtyrët me plagë në kokë dhe në të gjithë trupin. Në të njëjtën kohë, e reja kishte marrë një plagë me thikë në kofshën e majtë.
Gruaja pasi është dërguar në komisariat ka identifikuan 27-vjeçarim që e torturoi dhe më pas ka marrë ndimën e parë duke u tranportuar në spital.









