• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk është parti politike/ Kumbaro prezanton LKL-në, një lëvizje që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë (FOTO)

31/10/2018
Nuk është parti politike/ Kumbaro prezanton LKL-në, një lëvizje që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë (FOTO)

Një prej dramave më të mëdha sesa thjesht djegia e fletëve të librave, është të mos i lexosh ato. Për të nxitur leximin te çdo moshë dhe kudo nëpër Shqipëri, Ministria e Kulturës ka prezantuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim. Takimi i parë u zhvillua në qytetin e Kukësit, pikërisht për një simbolikë të veçantë që e sqaroi vetë ministrja Mirela Kumbaro.

“Martiri i fundit i poezisë Havzi Nela, u var në litar në qytetin e Kukësit, vetëm pse shkroi një poezi. 30 vite më vonë nisim nga Kukësi Lëvizjen kombëtare për Lexim, sepse ky qytet, edhe në kohërat më të errta ka prodhuar tokë pjellore për shpirtrat letrarë”– tha Kumbaro gjatë një takimi me nxënës, mësues dhe qytetarë të zakonshëm.

Sipas ministres së Kulturës, Lëvizja Kombëtare për Lexim pason fushatën e dy vjetëve më parë, ‘Takohemi për një Libër”.

“Takimi në Kukës është një ogur i mirë për ta çuar më tej në çdo cep të Shqipërisë këtë lëvizje. Asnjëhërë nuk është vonë për të lexuar një libër. Sikur secili prej nesh të bindë së paku një në njëmilion shqiptarët që gjatë vitit të shkuar s’kishin lexuar asnjë libër, i kemi bërë një shërbim shumë të mirë vendit, të tashmes dhe të nesërmes”, tha ministrja e Kulturës duke falenderuar më tej shkrimtarin Petrit Palushi për mbështetjen e klubeve të leximit në këtë qytet.

Lëvizja Kombëtare për Lexim do të përfshijë të gjithë Shqipërinë gjatë muajit nëntor, muaj që përkon edhe me Panairin e Librit.

Teksa diskutoi me të pranishmit politikat e Ministrisë së Kulturës në fushën e librit, Kumbaro tha me humor se ajo do të ishte gati që udhëhiqte nga Kukësi një protesë lirike për librin.

INSTAT publikoi disa muaj më parë një të dhënë dramatike për statistikat kulturore, ku më shumë se 1/3-ta e shoqërisë shqiptare nuk ka lexuar asnjë libër vitin e kaluar. Pra, rreth 1 milion shqiptarë s’kishin lexuar asnjë libër gjatë vitit 2017. Duke marrë shkas nga kjo, por edhe si vijim i fushatës ‘Takohemi për një Libër”, nis Lëvizja Kombëtare për Lexim. Bind mikun, shokun, fëmijën tënd të lexojë librin e parë. Lexoja ti një libër që librin e dytë ta kërkojë vetë.

Related Posts

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat
Lajme

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik
Kryesore

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik

02/01/2026
3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!
Kryesore

3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!

02/01/2026
Thirrje për ndihmë, humbet gruaja e moshuar në Vlorë
Lajme

Thirrje për ndihmë, humbet gruaja e moshuar në Vlorë

02/01/2026
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Kryesore

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

02/01/2026
Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit
Kryesore

Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit

02/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

03/01/2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al