• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk është thjesht çështje defekti, kaldajat janë ilustrim i modelit të investimeve gjysmake të Bashkisë Gjirokastër

21/01/2019
Nuk është thjesht çështje defekti, kaldajat janë ilustrim i modelit të investimeve gjysmake të Bashkisë Gjirokastër

Ndonëse ka rreth 1 vit nga investimi në sistemin e ngrohjes me kaldaja në shkollat e Gjirokastrës, ato nuk funksionojnë siç duhet. Disa ditë më parë, mësuesit e shkollës ‘Koto Hoxhi’, u kanë kërkuar nxënësve dhe prindërve të tyre, para për të blerë rezistenca, në mënyrë që të përballojnë të ftohtin e dimrit. Sot ishin prindërit e nxënësve të shkollës ‘Urani Rumbo’ që thirrën në takim drejtorin e Agjencisë së Kujdesit dhe Mirëqënies Sociale në Bashkinë Gjirokastër, Armand Mamani, për t’i bërë me dije mungesën e ngrohjes në shkollë. Edhe këtu sistemi me kaldaja nuk funksionon. 

Muaj më parë, drejtuesit e shkollave ankoheshin se bashkia nuk u jepte lëndë djegëse të mjaftueshme për të përballuar ditët e ftohta. Nga ana tjetër ata ngrenin shqetesimin se rrjeti i ngrohjes nuk ishte i shtrirë edhe në korridore, por vetëm në klasa. Sot, por edhe më parë, drejtori Armand Mamani ka pranuar se ka probleme teknike me kaldajat dhe se kompania që ka kryer punimet do të ndërhyjë.

Por nëse e shohim pak më gjerë këtë çështje, duket se nuk është thjesht një problem teknik, që natyrisht ndodh të ketë defekte. Për fat të keq këtu kemi të bëjmë me një model të të bërit investime në mënyrën më te keqe të mundshme. Shpenzo para publike, bëj tendera dhe në fund punët dalin dizastër. Ngrohja me kaldaja në shkollat e qytetit është vetëm një investim i dështuar në serinë e shumë investimeve të tjera të Bashkisë Gjirokastër. Kur themi i dështuar kemi parasysh produktin final. Kujtoni pak çfarë ndodhi me Tregun Industrial të qytetit.

U shpenzuan rreth 300 milionë lekë të vjetra dhe pas 6 muajsh, në dimrin e parë, tregu u mbush me ujë. E njëjta histori me punë pocaqi u vërejt edhe tek rruga që të çon në ‘Kodrën e Rilindasve’. Kalldrëmi u shkatërrua disa muaj pas inagurimit. Kush mban përgjegjësi për këto investime gjysmake? Natyrisht që është Bashkia Gjirokastër, duke filluar prej kryetares Zamira Rami e deri tek nëpunësit e rangut më të ulët që kanë pasur lidhje me këto investime.

Të bësh tendera dhe të ndash para publike, në raste të caktuara edhe në mënyrë klienteliste, është një gjë tjetër. Të bësh investime serioze, që i shërbejnë komunitetit dhe i rezistojnë kohës është diçka komplet ndryshe. Për fat të keq deri më tani janë disa raste kur jemi para faktit se Bashkia Gjirokastër thjesht ka bërë tendera, ka lëvruar fonde publike, por nuk ka bërë investime. Kujt i vlejnë kaldajat që nuk ngrohin në shkollat e qytetit?

Kujt i  vlen tregu i ri, që i pikon çatia nga sipër? Pra, kemi të bëjmë me një model gati kriminal të të shpenzuarit të fondeve publike për investime gjysmake që nuk u shërbejnë qytetarëve. Bashkia Gjirokastër nuk është rasti  i parë dhe as i fundit në Shqipëri që operon në këtë mënyrë. Ka plot  investime të tilla ‘fantazmë’ në çdo cep të vendit dhe nga çdo institucion. Gjasat janë që kjo histori e të vazhdojë për aq kohë sa këtu edhe Prokuroria bën sikur nuk shikon.

©argjiroja.net 

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al