• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk është vetëm Luftëtari në Gjirokastër, edhe presidenti i Ventspils dyshohet për trukim ndeshjes

22/07/2018
Nuk është vetëm Luftëtari në Gjirokastër, edhe presidenti i Ventspils dyshohet për trukim ndeshjes

Paraqitja e Luftëtarit në dy ndeshjet e Ligës së Europës ka bërë që tifozë të shumtë brenda dhe jashtë Shqipërisë të deklarojnë se gjirokastritët kishin manipuluar rezultatin në favor të basteve sportive. Ndërsa në Shqipëri ka filluar gjyqi publik, pakkush i ka kushtuar vëmendje Ventspilsit, rivalit të gjirokastritëve. Por rreth presidenti dhe stafit të letonezëve ka pasur që në fillimin e këtij edicioni dyshime se po përgatitnin maipulime ndeshjesh në Kupat e Europës për përfitime financiare. 

Gjithçka filloi në muajin shkurt, kur biznesmeni rus Adlan Shishkhanov u bë president i klubit letonez. Tifozët u shqetësuan menjëherë, pasi kishin mësuar se pak javë më parë, biznesmeni kishte braktisur klubin e Dacia Kishinjev në Moldavi, ku akuzohet edhe sot e kësaj dite për trukime ndeshjesh, falsifikime bilancesh financiare e pastrim parash nëpërmjet klubit. Shqetësimi u bë edhe më i madh kur ai mori me vete nga Dacia lojtarë dhe pjesëtarë të stafit teknik, duke i transferuar te Ventspils.

“Ai kishte probleme në Moldavi dhe nuk ishte më i mirëpritur atje. Ndaj ai filloi të kërkonte një klub të ri. Duke llogaritur se vende si Moldavia e Letonia kanë lidhje me të kaluarën sovjetike, nuk ishte çudi që një rus u shfaq te Ventspils”, tregon Ilja Polakovs, gazetar i “Diena” në Letoni.

“Të gjithë fansat dhe Federata janë treguar të përmbajtur dhe janë edhe sot e kësaj dite skeptikë për këtë afrim. Përveç kësaj, kemi pasur në të kaluarën dhurata shumë të këqija nga investitorët e huaj që vijnë në klubet tona. Në pjesën më të madhe të rasteve këta investitorë vijnë këtu për të mashtruar dhe për të organizuar ndeshje të trukuara”, vazhdon gazetari letonez në prononcimin e tij për “Futballski”. Kur Shishkhanov bleu klubin, shumë lojtarë të Ventspils u larguan, pasi kishin frikë se do njollosej reputacioni i tyre nga frika se do të përfshiheshin në trukime ndeshjesh.

“Me mbërritjen e Adlan Shishkhanov, të paktën 10 lojtarë letonezë u lanë të lirë, të zëvendësuar nga 4 që erdhën nga Dacia. Përveç lojtarëve, u ndryshua në thellësi edhe stafi. Trajneri i portierëve u zëvendësua me Aleksandrs Vlasovs, një njeri i pezulluar në të kaluarën për ndeshje të trukuara. Përveç kësaj, presidenti është i lidhur me persona të shumtë në futbollin letonez që kanë një të kaluar në ndeshje të trukuara”, shpjegon gazetari letonez.

Agris Suveizda, një tjetër gazetar, tregon se lidhjet e presidentit janë shumë m ëtë dyshimta. “Në fillim kishte zëra se do të merrte kampionët e Spartaks Jurmala, por pastaj zgjodhi Ventspils. Reputacioni i tij nuk është i mirë këtu. Gjatë periudhës në Moldavi, ai kishte lidhje me njerëz në Rusi të cilët kanë një imazh negativ në futbollin letonez. Mendoj për shembull Oleg Gavrilov”, thotë gazetari. Personi në fjalë, është përjashtuar përjetësisht nga përfshirja në futboll në këtë vend, për shkak të ndeshjeve të trukuara me klubin e Daugavpils.

Këto histori të drejtuesit të klubit letonez bëjnë edhe më të errët atë që ka ndodhur në dy javët e fundit në përballjet Luftëtari-Ventspils, ndeshje të cilat pas bujës që u bë edhe në mediat ndërkombëtare, vështirë se do të harrohen pa kaluar në sitën e UEFA-s.

Related Posts

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman
Sport

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme
Sport

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025
“E njohim rivalin, kemi ardhur për fitore”, Balaj del garant përpara Daugavpils: Synojmë kualifikimin (VIDEO)
Sport

“Më kishte munguar goli”, Balaj: Vllaznia ringrihet, bashkë shkojmë larg

24/12/2025
Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga
Sport

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat
Sport

Rikthimi te suksesi, Edi Martini: 3 pikë për të marrë frymë lirisht, objektivat dihen

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al