• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk fjeta gjumë! I shënoi Juventusit, lojtari Uzuni tregon çfarë i tha Ronaldo në fund të ndeshjes

26/11/2020
Nuk fjeta gjumë! I shënoi Juventusit, lojtari Uzuni tregon çfarë i tha Ronaldo në fund të ndeshjes

A mund të flesh pasi i ke shënuar gol Juventusit në Champions…? A mund të flejë një djalosh shqiptar që ka sfiduar Ronaldon të cilin e ka idhull dhe në fund shkëmben edhe fanellën me të? A mund të flesh kur portieri i skuadrës sate të “tradhton” në sekondat e fundit dhe të heq mundësinë që goli yt të vlejë një pikë në Torino?
A mundet pra të flesh kur ke shënuar një gol historik edhe për klubet hungareze? Natyrisht që jo… Uzuni, në fakt, është ende duke shijuar ëndrrën e tij që e bëri realitet. “Ishte fantastike t’i shënoje Juventusit, – thotë mesfushori i Kombëtares për “Panorama Sport”. “Doja të fitonim, por ata kanë shumë cilësi. Festimi si Ronaldo? Nuk e kisha menduar, por nuk u përmbajta dot”, thotë 25-vjeçari që po bën historinë te Ferencvaroshi. Uzuni, shënuat ndaj Juventusit në Champions.
Çfarë ndjesie ishte për ju?
Çfarë t’ju them? Është ndjesi shumë e bukur pasi po rikthehem në formën time më të mirë. Po rigjej formën e mëparshme pasi qëndrova gjatë në shtëpi dhe pasi kalova “COVID”-in. Jam vërtet i lumturuar. Gjatë ndeshjes treguat besim dhe cilësi, si me veprimin ndaj Dibalës apo edhe në momente të tjera.
Çfarë menduat në ato momente kur përballë kishit lojtarë të klasit botëror?
E kisha të qartë para ndeshjes që do të luaja me lojtarë shumë të fortë. E dija dhe isha i vendosur me besim të plotë që pa nisur ndeshja se ishte një 90-minutësh të cilin do ta ndiqte e gjithë bota. Prandaj, do të më duhej të tregoja aftësitë e mia në çdo çast, pa menduar gjatë se kë do të kisha përballë në fushë.
Sa keq ju erdhi që nuk dolët me pikë me golin tuaj?
Normalisht që më vjen shumë keq. Më vjen keq për faktin se bëmë një ndeshje të mirë, sakrifikuam dhe u munduam të bënim gjithçka siç duhet dhe siç e kishim përgatitur. Sigurisht që do të isha akoma edhe më i lumtur që të merrnim pikë në Torino me golin tim…
Ka bërë xhiron e mediave botërore festimi juaj. Pse festuat në stilin e Ronaldos përballë tij?
Realisht nuk e mendoja atë festim, por gjithmonë e kam ndjekur Juventusin nga televizori. Dhe Ronaldo sa herë shënon, shkon te cepi i fushës… Në ato momente, menjëherë pas golit që shënova, m’u kujtua Ronaldo që shkonte atje dhe ishte thjesht mënyra… E ndjeva të bëja ashtu, pasi e kam përjetuar nga televizori shumë herë atë festim. Prandaj.
Nuk ishte diçka e menduar më parë ai festim?
Jo, ishte thjesht diçka e momentit.
Çfarë ju tha trajneri për golin dhe ndeshjen?
Trajneri na përgëzoi të gjithëve. Pavarësisht rezultatit, ai na uroi dhe na falënderoi të gjithëve për shpirtin e garës që treguam gjatë ndeshjes dhe që ishim të gjithë të gatshëm, në dispozicion të ekipit për të ndihmuar njëri-tjetrin. Sigurisht, edhe mua më përgëzoi për golin që shënova.
Portieri bëri një gabim në fund. Çfarë ju tha në fund të ndeshjes?
Jo nuk tha gjë, ishte vetëm trajneri ai që na foli. Trajneri na uroi për paraqitjen dhe nuk është se gaboi vetëm portieri. Ne gabojmë të gjithë dhe fitojmë të gjithë bashkë.
Çfarë i thatë Ronaldos në fund të ndeshjes, pasi shihet që ai buzëqesh kur ju iu afruat?
E falënderova. I thashë: “Faleminderit për fanellën” dhe nuk mund të rrija pa i thënë: “Je lojtari më i mirë në botë”.
Si u përgjigj?
Më tha: “Faleminderit dhe veç vazhdo të punosh”.
Nuk tha asgjë për festimin?
Atë moment në fund të ndeshjes jo, por në pushim, pasi dolëm në fushë për të dytën më tha diçka.
Çfarë?
Më tha: “Festimi siuuu”. Dhe ma bëri me gisht duke buzëqeshur.

Related Posts

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën
Sport

Broja “gradohet” titullar, fiton besimin e duhur te Burnley

30/12/2025
Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të
Sport

Analizë statistikore e rezultateve gjatë 18 javëve/ Kampionat “bunker”, golat mbeten përjashtim

30/12/2025
Vllaznia nuk arrin të shkëputet nga Elbasani, vetëm një ndryshim në katërshen e fundit të tabelës! Ja renditja e Superiores pas javës së 12-të
Sport

Analizë statistikore e rezultateve gjatë 18 javëve/ Kampionat “bunker”, golat mbeten përjashtim

30/12/2025
Kategoria e Parë/ Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton datat & oraret e tre javëve të ardhshme
Sport

Kategoria e Parë/ Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton datat & oraret e tre javëve të ardhshme

30/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra
Sport

Tirana “i jep duart” nëntë lojtarëve, zyrtarizohen largimet

30/12/2025
Ronaldo, një “Emir” në Dubai, ora e tij çmend fansat, por vlen sa një ditë punë
Sport

Ronaldo, një “Emir” në Dubai, ora e tij çmend fansat, por vlen sa një ditë punë

30/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

Broja “gradohet” titullar, fiton besimin e duhur te Burnley

30/12/2025
Katër vite bashkë, por jo në Facebook! Zbulimi që bëri Einxhel Shkira

Katër vite bashkë, por jo në Facebook! Zbulimi që bëri Einxhel Shkira

30/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al