Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 28 vjeç dhe R. L., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.