• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk janë ata që jetojnë në Greqi, ja kush dërgon më shumë para nga emigrantët në Shqipëri

30/01/2023
Njoftim i rëndësishëm për emigrantët që kthehen për festa: Mos blini polica pa hyrë në Shqipëri të plotësuara me dorë

Vitet e fundit shqiptarët po emigrojnë veçanërisht drejt Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. E pikërisht prej këtyre dy vendeve dërgohet sasia më e madhe e parave të emigrantëve drejt Shqipërisë. Ndërkohë që Italia vazhdon të kryesojë renditjen e dërgesave hyrëse, pesha e Greqisë duket se ka rënë në dekadën e fundit, duke u renditur tashmë në vendin e katërt

Sipas të dhënave nga Eurostat, transfertat ose dërgesat personale drejt Shqipërisë në vitin 2021 arritën në 1.14 miliardë euro, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.

Eksperti dhe gazetari i ekonomisë, Gjergji Erebara, thotë se dërgimi i parave nga emigrantët do të zgjasë edhe për 1 dekadë tjetër.

“Është cikli i ri i emigrimit që filloi në vitin 2015-2016, ku shqiptarët po largohen drejt vendeve më të largëta dhe më të pasura dhe në mënyrë të vazhdueshme. Tashmë nuk kemi vetëm prindin që ikën me shpresën që do fitojë ca para dhe do të ndërtojë një shtëpi në Shqipëri. Por tani kemi familje të tëra, njerëz me gra dhe fëmijë që ikin të gjithë bashkë. Remitancat janë në fund të fundit një formë pensioni. Kur skema kombëtare e pensioneve ka dështuar dhe jep pensione qesharake, fëmijët që shkojnë në emigrim detyrohen ta plotësojnë këtë pensionin shqiptar me një të ardhur shtesë për prindërit. Dërgimi i parave nga emigrantët besoj se do të zgjasë për 1 dekadë. Në momentin që prindërit ndërrojnë jetë, dhe ky është një cikël natyror, fëmijët që janë emigrant nuk kanë më lidhje me vendin dhe nuk sjellin më të ardhura. Greqia renditet e 4 pas Italisë, Britanisë dhe Gjermanisë, pasi ky vend ka kaluar një krizë shumë të madhe dhe nuk është më vend aq i pasur sa këto të tjerat. Së dyti emigrantët që kanë shkuar në Greqi janë nga gjenerata e parë e shqiptarëve. Ata kanë tashme 30 vjet në Greqi dhe rrjedhimisht i kanë humbur kontaktet me Shqipërinë. Nuk kanë më prindër të gjallë në Shqipëri për t’u dërguar pension“- shprehet eksperti i ekonomisë, Gjergji Erebara./TopChannel

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al