• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nuk ka paqe pa drejtësi”, protesta pro-Palestinës në Athinë

14/10/2023
“Nuk ka paqe pa drejtësi”, protesta pro-Palestinës në Athinë

Qindra palestinezë që jetojnë në Greqi, parti dhe organizata të grupeve të majta dhe aktivistë mbështetës të çështjes palestineze, kanë protestuar në rrugët e Athinës duke marshuar drejt ambasadës izraelite për herë të tretë brenda 6 ditëve të fundit pas shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Konflikt ky i shkaktuar nga sulmi i përgjakshëm i militantëve të Hamasit më 7 tetor, që la pas qindra të vdekur e të plagosur brenda territorit izraelit. Duke mbajtur në duar fotografi të viktimave të bombardimeve izraelite që pasuan , ata kanë hedhur parulla si “Nuk ka paqe pa drejtësi, solidaritet me Palestinën dhe Asnjë bashkëpunim me shtetin terrorist të Izraelit “ dhe më pas kanë grisur flamurin izraelit.

Edhe njëherë zëdhënësi i qeverisë greke ka përsëritur pozicionimin e Greqisë e cila që në momentet e para ka deklaruar se qëndron përkrah Izraelit dhe është thellësisht e shqetësuar nga ky përshkallëzim i papranueshëm i dhunës.

“Qeveria greke dënon dhunën dhe terrorizmin kundër shteteve sovrane. Ne e njohim, siç e kemi theksuar sërish, të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por është e rëndësishme të parandalohet një krizë humanitare”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis.

Gjithashtu me një mbledhje të posaçme të Këshillimit të Sigurimit Athina zyrtare ka deklaruar se ka rritur masat e sigurisë si brenda qyteteve kundër terrorizmit ndaj objektive që lidhen me interesa Izraelite dhe amerikane , ashtu edhe në kufijtë e saj me Turqinë për të përballuar një shpërthim të mundshëm të fluksit të emigracionit për shkak të krizës së re në Lindjen e Mesme.

“Vendi ynë është plotësisht i përgatitur. Janë hartuar të gjitha planet e nevojshme të gatishmërisë. Νe do t’i mbrojmë kufijtë tanë nga flukset e emigrantëve të paligjshëm, gjithmonë duke respektuar të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.

Ndërkohë qeveria greke tregohet e gatshme që në se aeroporti ndërkombëtar “Ben Gurion” në Tel Aviv mbyllet për arsye sigurie, aeroporti i Athinës “Eleftherios Venizelos” të kthehet në një nga qendrat e fluturimeve civile që do të përdoret nga Izraeli si për personat që duan të largohen nga vendi drejt Europës, SHBA dhe Kanadasë, ashtu edhe për ata izraelitë që duan të kthehen dhe të luftojnë.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

Gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

22/12/2025
FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al