Dy lëkundje brenda pak minutave me epiqendër në detin Adriatik kanë rënë paraditen e sotme. Njëri në orën 11:25 dhe tjetri në orën 11:52. Sipas faqes që regjistron lëkundjet e tërmeteve EMSC, mësohet se magnituda e tërmetit të parë, ka qenë 4.6 me thellësi 10 km. Ndërsa magnituda e tërmetit të dytë ishte 5.1, në rrije nga i pari, me thellësi 10 km.