• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nuk ka vend për eufori”, Tetova i druhet Dinamo Minsk: Nuk është fytyra e vërtetë ajo që pamë në Hungari

31/07/2025
“Nuk ka vend për eufori”, Tetova i druhet Dinamo Minsk: Nuk është fytyra e vërtetë ajo që pamë në Hungari

Prej vitesh, Egnatia po shkruan historinë në futbollin tonë, por tashmë është koha që kampionët të hedhin një tjetër hap të rëndësishëm, këtë herë në Evropë. Ekipi i Tetovës përjetoi makthe në këtë fillim aventure, duke u larguar nga Champions League në mënyrë befasuese dhe me turp, por për fat të mirë reaguan shpejt, këtë herë në Conference League, ku triumfuan pastër 0-2 në transfertë përballë Dinamo Minsk në aktin e parë. Shija e asaj disfate ndaj Breidablik është ende e freskët, për këtë arsye Tetova del garant se këtë herë nuk ka vend për eufori, por janë të përqendruar totalisht te ky takim, tek objektivi për të kaluar në turin e tretë. Suksesi 0-2 në transfertë i jep një bonus të madh Egnatias për ndeshjen e kthimit, por trajneri Tetova beson se në “Arena Egnatia” do të jetë një tjetër histori pasi beson se Dinamo Minsku i vërtetë nuk është ai ekipit që e mposhtën me aq lehtësi në Hungari:

“Mendoj që një angazhim i mirë i lojtarëve, i gjithë klubit, duke shkuar disa ditë para në Hungari. Kishim kohë përshtatje më të mirë. Sigurisht dhe kthimi i lojtarëve të dëmtuar dhe i Regit me kartona. Plotësuam grupin. Mendoj se ndeshja ishte e favorshme për e, ishim në detyrë dhe arritëm atë që donim.

Mendoj që pas një disfatës së thellë, gjej dhe rastin t’u kërkoj falje tifozëve për këtë ndeshje, mendoj që nuk është punuar shumë në fushë. Kemi menduar të punojmë më shumë nga ana psikologjike me lojtarët. Për këdo nga ne ishte një shok sepse të marrësh 5 gola në një ndeshje normalisht që dhemb, por megjithatë më pëlqeu reagimi i skuadrës në ndeshjen pasardhëse.

Lushkja kthehet nga kartonat siç e parë, Ndreca vetëm dy ditë ka që stërvitet me ekipin. Vetëm Melo është jashtë, vuan dëmtimin akoma, por mendoj kështu siç jemi, jemi “Ok”.

Dinamo Minsk? Nuk është fytyra e asaj skuadrës që ne pamë atje. Normalisht është ekip me shumë cilësi. Ato nuk kanë asgjë për të humbur në ndeshjen e dytë, kështu ne do marrim masat tona.

Mendoj se nga një dështim super i madh nuk ka vend për eufori. Jemi nga një ndeshje e freskët ku na ndodhi ajo që ndodhi. Mendoj që jemi të fokusuar që nga unë i pari.

Mendoj ndeshjen e nesërme, nuk mendoj asgjë tjetër mbrapa. Çdo fokus është te ndeshja nesër”, u shpreh Tetova.

Egnatia-Dinamo Minsk luhet në “Arenën Egnatia” në orën 21:00. Rrogozhinasit shihen si favorit edhe nga kompanitë e basteve ku një sukses i mundshëm i tyre vlerësohet me koeficientin 2.1.

()

Related Posts

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit
Sport

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit (VIDEO)

26/12/2025

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al