769 qytetarë janë gjobitur për 24 orë në Shqipër për shkak se janë konstatuar në rrugë pa maska. 600 prej tyre ishin këmbësorë dhe u gjobitën me 3000 lekë ndërkohë 169 persona të tjerë ishin pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse. Këtë të mërkurë në Shqipëri u regjistruan 297 raste të reja me koronavirus nga 1375 teste të kryera në të gjithë vendin. 4 qytetarë kanë humbur jetën duke e çuar në 462 numrin e përgjithshëm të viktimave.