Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA, ku një 23-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij, pasi ajo nuk donte të kishte fëmijë me të.
Bëhet me dije se policia amerikane ka arrestuar 23-vjeçarin Adam Bird për vrasjen e të dashurës së tij 22-vjeçare, Jade Alyssa Alvarez.
23-vjeçari ka vrarë me breshëri plumash të renë, pasi në trupin e saj janë gjetur plagë të shumta plumbash.
Autori para policisë ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas një debate. Ai pretendoi se ngjarja kishte ndodhur pasi kishin debatuar nëse do të kishin një fëmijë bashkë dhe vajza nuk kishte pranuar.