• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OBSH: 95% e vaksinave antiCovid-19 janë shpërndarë në vetëm 10 vende të botës

15/01/2021
Organizata Botërore e Shëndetësisë: Virusi mund të goditet

Shefi Europian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se 95% e 23.5 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19 të shpëndara në të gjithë botën deri më tani janë përdorur në vetëm 10 vende. Në një konferencë shtypi në Kopenhagë, Drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge theksoi ndoshta temën më të përsëritur të kësaj agjencie gjatë pandemisë së koronavirusit se për të ndalur në mënyrë efektive virusin, vaksinat duhet të ndahen në mënyrë të barabartë, me kombe mes vendeve me të pasura dhe atyre të varfëra të botës.
Në përpjekjen globale për t’i dhënë fund pandemisë, zoti Kluge tha, “kjo duhet bërë së bashku, ne thjesht nuk mund të lëmë asnjë vend, asnjë komunitet prapa.” OBSH-ja dhe partnerët e saj të nismës COVAX, shtoi ai, po bëjnë “përpjekje të mëdha për të dërguar vaksina në çdo vend; ne kemi nevojë që çdo vend i aftë të kontribuojë, duke dhuruar dhe mbështetur qasjen e barabartë tek vaksina”. Specialisti i OBSH-së për shëndetin publik, Ihor Perehinets ishte gjithashtu i pranishëm në konferencën e shtypit përkrah zotit Kluge dhe shprehu besimin se ata që kanë nevojë për vaksina do t’i marrin ato.
“Disponueshmëria e vaksinave do të rritet me një shpejtësi të madhe në të gjitha vendet dhe ne do të arrijmë nivelin e nevojshëm të imunizimit për të mbrojtur jo vetëm grupet e rrezikuara, por të gjithë popullsinë e Evropës dhe botës”, tha ai. Kjo është çëshje kohe, shtoi ai. Zoti Kluge tha se masat e shëndetit publik të hartuara për të luftuar pandeminë duhet të bazohen në ato që ai i quajti “vlerat thelbësore” të njerëzimit: solidaritetin, barazinë dhe drejtësinë sociale.
“Kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kjo periudhë pasigurie sepse askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”, tha ai./ VOA

Related Posts

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Qyteti më i madh në botë po fundoset
Pikante

Qyteti më i madh në botë po fundoset

28/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al