• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Oficerët grekë marrin në dorëzim të riun shqiptar të akuzuar për vrasjen në Selanik: Më vjen keq që ika, më vjen keq për djalin, do t’i tregoj të gjitha!

11/02/2022
Oficerët grekë marrin në dorëzim të riun shqiptar të akuzuar për vrasjen në Selanik: Më vjen keq që ika, më vjen keq për djalin, do t’i tregoj të gjitha!

Shtypi në Greqi njoftoi sot se Roxhers Demirazi, shqiptari i dyshuar për pjesëmarrjen në vrasjen e tifozit Alkis Kambanos në Selanik, iu dorëzua autoriteteve policore greke, pasi ishte dorëzuar vetë në Policinë e Korçës një ditë më parë.

Media greke shkruan: “Një 20-vjeçar shqiptar, i kërkuar për pjesëmarrje në vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kambanos më 1 shkurt, u dërgua në kufirin shqiptaro-grek për t’iu dorëzuar autoriteteve greke. Këtë e ka konfirmuar për Kathimerini, avokati i tij grek. Avokati i tij më herët kishte konfirmuar për Kathimerini transferimin e afërt.

I dyshuari ishte arratisur në Shqipëri menjëherë pas vrasjes. Më herët të enjten, tre të dyshuar të tjerë u paraburgosën.” Roli i 20-vjeçarit që u dorëzua në Shqipëri – premton të tregojë shumë për skuadrën e vdekjes

20-vjeçari që kishte kaluar me babanë dhe gjyshen e tij nga Krystalopigi për në shtetin fqinj, Shqipëri, pas vrasjes dhe ndërkohë që një urdhër-arresti ndërkombëtar ishte në fuqi u dorëzua vetë në Policinë e Korces. 20-vjeçari ka hyrë në Greqi në orët e vona të natës dhe është dorëzuar tek autoritetet greke. I shoqëruar nga një oficer i policisë greke mori rrugën për në Selanik.

Ai kërkoi të ekstradohej në Greqi për të rrëfyer, siç thotë ai, të vërtetën sesi skuadra e vdekjes veproi ndaj 19-vjeçarit Alkis dhe dy shokëve të tij. “Më vjen keq që u largova. Dua të kthehem dhe të gjykohem për të thënë të gjithë të vërtetën për atë që ndodhi në të vërtetë atë natë. Më vjen shumë keq për djalin”, tha 20-vjeçari.

Misteri me personin e 12-të

Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Alkisit, ende ka një mister me personin e 12-të të përfshirë në vrasje, i cili është drejtuesi i makinës së tretë, i cili mbetet i pa arrestuar.

Deri më tani, njeriu në fjalë konsiderohej si “fantazmë”, pasi askush nuk e dinte identitetin e tij. E vetmja gjë që dinin ishte se ai ishte banor në Oreokastro.

Mirëpo, sipas informacioneve të MEGA-s, duket se rrethi po ngushtohet për të 12-ën e përfshirë, pasi autoritetet ia dinë emrin dhe kanë një përshkrim edhe për pamjen e tij. Vlen të theksohet se mjeti i tretë është ende i zhdukur.

Tashmë për autoritetet konsiderohet si pikë kyçe sqarimi i rolit të këtij personi. Madje, në këtë kuadër vlerësohet shumë e rëndësishme dëshmia e 25-vjeçarit “athinas”, i cili u dorëzua në polici dje, të mërkurën.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al