Deklarate nga OMONIA
Në mbledhjen e zgjeruar të Këshillit Përgjithshëm BDMEG OMONOIA, sot e Dielë, 28 Maj, me pjesëmarrje edhe të anëtarëve të strukturave të Organizatës nga Saranda, Gjirokastra, Dropulli, Himara, Finiqi, Korça, Tirana por edhe nga Athina, Thesaloniki etj., u diskutua ekskluzivisht situata që krijohet rreth dhe për Minoritetin Etnik Grek, pas çështjes së paprecedentë për shoqëri që pretendojnë barazinë e qytetarëve dhe barazinë para ligjit, arrestimin dhe mbajtjen në burg të Kryetarit zgjedhur të Bashkisë Himarë z. Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorit të tij z. Pandeli Kokaveshi.
Dhe ndërsa jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet rreth çështjes, fokusojmë veçanarisht në deklaratat e Qeverisë se bëhet fjalë për çështje gjyqësore dhe se duhet lënë drejtësia të shprehet në liri dhe e pandikuar, duke presupozuar kështu se ka një çështje. Të theksojmë se çështja është inekzistente, e pabazë dhe pa përmbajtje. Bëhet fjalë për një dosje të manipuluar që ndoshta plotëson kushtet e formalitetit dhe në aparencë proceduriale por thelbi i saj është i paqënë. Cila pra çështje të gjykohet në kushtet e pa ndikimit?
– Nënvizojmë gjithashtu, se përtej abuzimit të persekutimit nga organet policore dhe të prokurorisë, më e rrezikshme është retorika e dhunshme dhe nxitja haptazi në këtë drejtim nga ana e Kryeministrit z. Edi Rama. Në vazhdimësi shënjestron shprehjen politike të pavarur të MEG dhe gjithë pjesëtarët e tij (Minoritetit Etnik Grek), duke e shndërruar atë në viktimë të manipulimeve politike dhe represionit. Është tashmë e qartë se pretendimet e Qeverisë për gjoja respektim të të drejtave të MEG është thjeshtë pretekstual dhe propagandë.
– Jemi të shqetësuar akoma më fort se në thellësi mbështet politika të persekutimit të butë me objektiv të padeklaruar shpërnguljen e Helenizmit autokton nga trojet atërore.
– Ftojmë faktorin ndërkombëtar të ndjek me vëmendje të shtuar sesi aparati shtetëror rrëshqet në politika të kultivimit apo mos parandalimit të urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare.
– Druajmë se përtej objektivit të shprehur të grabitjes së pasurisë së paluajtshme dhe përjashtimit nga dinamika ekonomike të pjesëtarëve të MEG, ekzistojnë qëllime akoma më të rrezikshme si ato që më lart u referuan.
– Theksojmë se krijimi dhe ruajtja në kohë e kësaj klime jodashamirëse dhe antihelene mbi MEG ka lidhje të drejtpërdrejtë dhe ndikon qartazi procesin e pritshëm të Regjistrimit Popullsisë – Shtator 2023.
Duke marr parasysh sa më lart:
* Natyrisht shprehim solidaritetin tonë për kuadrot tanë nën persekutim, Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi duke njohur njëherësh sakrificën e tyre në përpjekjen për më shumë dinjitet, demokraci dhe të drejta të njeriut.
* Këmbëngulim në çlirimin sa më të shpejt thelbësor të drejtësisë nga trysnia e instrumentave qeveritare por edhe parashtetërorë në mënyrë që të vendos në respekt të ligjit dhe sipas modeleve të dhënies së drejtësisë në sisteme shtetërorë të lira, demokratike, që përshkohen nga parimet e barazisë dhe barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët.
* Përsa i përket çështjes me dimension human të të burgosurit seriozisht të sëmurë, Pandeli Kokaveshi, shëndeti i të cilit është i kërcënuar, kërkojmë aktivizimin e personelit shkencor dhe intelektual, në mënyrë që të pushoj vazhdimi i indiferencës çnjerëzore para se të jetë shumë vonë.
* Drejtojmë thirrje për këdo pjesëtar të Minoritetit Etnik Grek, nga çfarëdo pozicioni ndodhet, të aktivizohet në denoncimin e padrejtësisë dhe paligjshmërisë së arrestimit dhe mbajtjes në burg të aktivistëve si më lart.
* Autorizojmë ndërmarrjen e inisiativave për të komunikuar zyrtarisht dhe informuar faktorin ndërkombëtar: Bashkimin Europian, SHBA, OSBE, Këshillin e Evropës mbi gjendjen e Minoritetit Etnik Grek të rënduar nga presioni i organizuar dhe asfiksues shtetëror.
* Nënvizojmë edhe një herë tjetër, dhe në koshiencë të plotë të situatës së brendshme në komunitetin e MEG, nevojnë për rikthimin në frontin e përpjekjes në unitet për të përballuar këtë rrethanë ekstremisht të rrezikshme që kalojmë me përgjegjës të vetëm zgjedhjen tinzare të Qeverisë së Tiranës.
Sarandë, më 28.05.2023