• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OMONIA reagon sërish e revoltuar: Po pengohet regjistrimi i grekëve në Shqipëri

13/10/2023

DEKLARATE E OMONIA

Ndërkohë që si forum politik i Minoritetit Etnik Grek ndërmorrëm denoncimin me dy komunikime të mëparshme të devijimeve serioze nga dispozitat e Ligjit për Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave – Cens 2023, për fat të keq konstatojmë se situata përkeqësohet. Për më tepër, kërkesa që parashtruam në mënyrë insistuese për takim me Drejtuesen e – INSTAT, ndeshi shmangie dhe refuzim me pretekst programin e ngarkuar.

Paralelisht me sjelljen antiligjore të regjistruesve që metodikisht nuk u drejtojnë qytetarëve pyetjet e rubrikave sensitive, për origjinën etnike, gjuhën amtare dhe besimin fetar, dhe nuk regjistrojnë përgjigjet respektive duke shkelur të drejtën themelore të vetëdeklarimit, vijon edhe bullizimi i opinionit publik.

Dhe kjo kryhet nga njëra anë me presione provokuese të nëpunësve – regjistrues, prezencën në terren dhe pefshirjen në proces zyrtarësh të shërbimeve shtetërore qe nuk kanë lidhje me Censin dhe nga ana tjeter përmes emisionesh tendencioze televizive me pjesëmarrje ofiqarësh të lartë të shtetit dhe përfaqësues politikë pseudo-patriotik.

Krahas te tjerave, në treva të Korçës, por edhe Përmetit, Ersekës, Lunxhërisë, Myzeqesë, Pogradecit etj. vihet re edhe fenomeni i ushtrimit të ndikimit të qëllimshëm te regjistruesve ndaj qytetarëve të anketuar per konfondimin e tyre në pergjigjet për përkatesinë etnike.

Në qendra të banuara dhe lagje qendrash urbane me prezencë të qënësishme të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek që dëshirojnë të regjistrohen si të tillë, duke pasur si gjuhë amtare Greqishten dhe besim fetar Orthodhoksinë, konstatohet pezullim i paargumentuar i procesit me ndërprerje të prezencës së regjistruesve në terren.

Duke denoncuar në këtë komunikat si dhe në dy te mëparshmet ,shkeljet sistematike në procesin e regjistrimit shprehim njëherësh opinionin që mbizotëron se edhe këtë herë shteti synon manipulimin e rezultateve, duke shkelur legjislacionin në fuqi dhe praktikat më të mira për të cilat është i angazhuar zyrtarisht në kuadrin e integrimit në BE.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

17/12/2025
Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

Dëmtim në bicepsin femoral të kofshës, dalin përgjigjet e analizave të Gjimshitit, ja kur do të rikthehet kapiteni kuqezi

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al