Një operacion antidroge ka goditur një rrjet të trafikut të narkotikëve në kryeqytetin e Greqisë. Sipas mediave greke, katër anëtarë të organizatës janë arrestuar, ndërsa gjatë hetimeve u sekuestruan kanabis me një peshë prej 6 kilogramësh, 20,000 euro dhe telefona celularë.
Mësohet se mes të arrestuarve janë dy shqiptarë dhe dy grekë. Sipas informacioneve, anëtarët e organizatës nuk banonin brenda qendrave studentore por dyshohet se trafikonin drogë brenda Kampusit Universitar.









