Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer një superoperacion sot në Sarandë duke vënë në pranga 10 persona. Mësohet se mes të arrestuarve është edhe Florenc Llanaj, zv/drejtor i Spitalit të Sarandës. Llanaj u vendos në pranga, pasi nga përgjimet ka dalë i përfshirë në trafik droge. Llanaj dyshohet nga prokuroria, si kreu i bandes se narkotarfikut. Të arrestuarit e tjerë janë: Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi.
Policia nuk ka dhënë detaje, por sipas burimeve nga Zëri i Amerikës, mësohet se grupi hetohej prej kohësh për veprimtari në trafikun ndërkombëtar të drogës. Akuza e njohur deri tani, është për ngritje të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë arsye hetimin e tyre do ta bëjë Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Saranda është një nyje e transportimit të sasive të mëdha të marijuanës drejt Greqisë përmes kufirit tokësor por edhe një pikë tranziti e trafikimit të llojeve të forta të drogës si heroinë dhe kokainë.









