• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Operacioni i SPAK, pranga për dy punonjës policie në Gjirokastër dhe Tepelenë (Emrat)

10/03/2022
Shefat e policisë i ankohen Ardi Veliut për heqjen e telefonave: Radiot nuk kanë valë

SPAK në bashkëpunim me policinë e Vlorës ka ndërmarrë një aksion antidrogë në Vlorë mëngjesin e sotëm, 10 mars. Aksioni ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit në qytetin bregdetar dhe është shtrirë më pas në disa qytete të tjera të vendit.

NJOFTIM PËR MEDIA i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime proaktive në kuadër të procedimit penal nr.130 të vitit 2019. Në këtë procedim penal janë hetuar shumë episode dhe një numër i madh personash të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikeve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 283, 248, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Gjatë hetimit proaktiv 3 (tre) vjeçar, është provuar veprimtaria e kundraligjshme e 5 (pesë) grupeve të strukturuara kriminale. Janë evidentuar 13 (trembëdhjetë) episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, gjatë periudhës mars-nëntor 2020.

Pas analizimit dhe vlerësimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i është drejtuar kërkesa për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata me vendimin nr.16 datë 08.03.2022 ka vendosur:
•caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, për 42 (dyzetedy) shtetas;
•caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale për 1 (një) shtetas;
•caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale, për 1 (një) shtetase.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasit Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Më datë 10.03.2022 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës nr.16 datë 08.03.2022, për caktimin e masave të sigurimit.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al