Opinionistja e “Big Brother VIP Albania 2”, Zhaklin Lekatari ka kërcënuar një psikologe shqiptare, Anila Balla e cila jeton dhe ushtron profesionin e saj në SHBA.
Zhaklina e ka kërcënuar se do bëj gjithçka që t’i heq licensën e punës dhe të sigurohet që askush tjetër të mos e marr më si punonjëse.
Të gjitha këto kërcënime nga opinionistja, sipas vijnë pasi psikologja i ka dërguar mesazhe ofenduese edhe fyese.
“Ty Anila në shkollën e psikologjisë kështu të kanë mësuar që ti drejtohesh tjetrit dhe ti thuash që ti je e sëmurë psiqike? Je e sigurt Anila që je psikologe? Sepse unë do ta heq licensën e psikologes”, janë këto disa fjalë apo kërcënime që Zhaklina ka bërë drejt psikologes. VIDEO